Gjigandi mediatik “Sky” i ka bërë jehonë faktit që Tirana i ka besuar projektimin e Teatri të ri Kombëtar një prej arkitektëve më me emër dhe reputacion në botë, Bjarke Ingels. Nëpërmjet një shkrimi të publikuar nga kanali “Sky Arte”, i cili i kushtohet kryesisht artit dhe kulturës, i bëhet një pasqyrim zhvillimeve në Tiranë, ku po synohet që të ndërtohet një teatër modern.
Artikulli thekson se disa muaj pas përfundimit të “LEGO House” në Billund, Grupi BIG-Bjarke Ingels është gati të matë veten në kryeqytetin shqiptar, për të krijuar në qendrën e tij Teatrin e ri Kombëtar të Shqipërisë.
Më poshtë shkrimi i “Sky Arte”:
Në Tiranë, Brajke Ingels projekton Teatrin e ri Kombëtar
Struktura aktuale, që daton në vitet ’30 të shekullit të kaluar, në fakt do të zëvendësohet në vitet e ardhshme nga ndërtesa e re, projektimi i së cilës iu besua studios së drejtuar nga arkitekti danez Bjarke Ingels. Klima e "gjallërisë arkitekturore" e pranishme tashmë prej disa vitesh në kryeqytetin shqiptar, duket se po vazhdon, këtë herë me një ndërhyrje në aspektin funksional.
Teatri i ardhshëm Kombëtar i Shqipërisë do të jetë në gjendje të presë një gamë të gjerë të shfaqjeve të drejtpërdrejta, me hapësira të dedikuara për shfaqje brenda dhe jashtë.
Përveç kësaj, me rreth 9 mijë metra katrorë në dispozicion, kompleksi mund të krenohet edhe me një teatër të hapur në çati dhe një hapësirë publike të mbuluar, të vendosur poshtë ndërtesës.
Për të gjeneruar ndërtesën, vëllimi i saj pëson një shtypje në qendër, për t’u ngritur pjesërisht nga toka. Në këtë mënyrë, krijohet një hendek mes dy pjesëve të sheshit publik, për të formuar një lidhje. Hapësira të mëdha me xham do të shtrohen në të dyja fasadat kryesore, duke zvogëluar distancat midis teatrit, i cili do të jetë gjithashtu një vend i prodhimit kulturor, i pajisur me shërbime restorantesh, dhe pjesës tjetër të qytetit.
Tarraca në kohë shiu do funksionojë si pishinë që aktorët dhe aktoret të njihen më mirë nga afër duke u larë pa brekë.
Përgjigju