Myrto Uzuni kryeson listën e golashënuesve në La Liga 2 të Spanjës me 14 gola këtë sezon. Për sulmuesin e Granadas dhe Kombëtares ka interes të shtuar nga Sevilla, teksa edhe Seattle Sounders në SHBA ka shprehur interes për të.
Seattle Sounders po përgatiten për gjithçka që kanë përpara, duke përfshirë MLS dhe Kupën e Botës për Klube 2025 si ngjarje kryesore. "Një yll evropian është në syrin e drejtuesve aktualë në mënyrë që Seattle të jetë i bindur se mund të luftojë për kreun", kështu shkruan MSN për Uzunin.
Në moshën 29-vjeçare, Uzuni po monitorohet edhe nga Sevilla, e cila synon të "vjedhë" një nga emrat më të kërkuar në merkato. Gjigantët spanjollë që njihen për suksesin e tyre në Europa League janë të interesuar prej disa kohësh për beratasin.
Pritet të shihet me interes nëse Uzuni do ndryshojë ekip gjatë janarit apo Granada do i rezistojë ofertave. Sipas "Transfermarkt" vlera e shqiptarit në treg është 5 milionë euro.