Mrekulloi me supergolin, Asllani: S'më kishte ndodhur më parë, Interi me grup fantastik

Mrekulloi me supergolin, Asllani: S'më kishte ndodhur më parë, Interi me grup fantastik

Kristjan Asllani

Pasi shënoi supergolin nga goditja e këndit në fitoren 2-0 të Interit kundër Udineses për 1/8 e Kupës së Italisë, Kristjan Asllani tha pas ndeshjes se grupi i lojtarëve te zikaltërit është fantastik, ndërsa pranoi se goli erdhi pasi kishte fatin në krah.

“Goli olimpik? Nuk më kishte ndodhur asnjëherë më parë, por ishte fat. I rëndësishëm nuk është goli, por që fituam dhe jemi në çerekfinale. Jemi shumë të lumtur pasi po i japim vazhdimësi rezultateve tona. Jemi të lumtur dhe duam të vazhdojmë kështu.

A janë të gjithë titullarë në këtë ekip? Po, por nuk është kjo e rëndësishmja, por grupi. Jemi një grup fantastik, ka një kimi mes nesh që është e jashtëzakonshme, brenda dhomave të zhveshjeve dhe jashtë tyre. Ka të rinj, ka eksperiencë dhe duhet të vazhdojmë kështu kompaktë. Dhe meqë ra fjala, dua të falënderoj Arnautoviç, pasi i ndihmon shumë të rinjtë, edhe ata që vijnë nga ekipi Primavera dhe për ne është shumë e rëndësishme që të kemi lojtarë të tillë në grup", tha Asllani për "Sport Mediaset".

'Kristjani mori Interin në duart e tij dhe e çoi në çerekfinale. Ai e bëri këtë me një paraqitje solide me 57 topa të prekur, 45 pasime pozitive, nëntë gjuajtje (vetëm Martinez bëri më shumë) dhe një gol nga këndi', kështu shkruan 'Gazzetta dello Sport'.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Kristjan Asllani shënon direkt nga goditja e këndit, Interi 'likuidon' Udinesen dhe shkon në çerekfinalet e Kupës


S.Dh/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Konferenca e Solidaritetit Islamik, Veliaj pret Sekretarin e ISSA-s dhe presidentin e KOKSH: Më shumë partneritet për sportin

Konferenca e Solidaritetit Islamik, Veliaj pret Sekretarin e ISSA-s dhe presidentin e KOKSH: Më shumë partneritet për sportin