Ish-kreu i bashkisë Vlorë Shpëtim Gjika fiton një tjetër pafajësi këtë herë në gjykatën e Vlorës. Gjika ishte akuzuar nga Prokuroria e Vlorës për shpërdorim detyre për shitjen e një trualli publik tek privati, por për gjykatën ai është i pafajshëm.
Vendimi për Gjikën është dhënë mesditën e 24 shkurtit në gjykatën e Vlorës por ky vendim është mbajtur larg opinionit publik dhe medias.
Hetimet për këtë rast i përkasin vitit 2008 ndërsa gjykata ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për të dënuar Gjikën me 3 vite burg.
Ish-kryebashkiaku i Vlorës është sërish i pandehur këtë herë për lejen e ndërtimit për një pallat në lagjen Cole për të cilën ai u arrestua së bashku me një ish-vartëse dhe një biznesmen.
/Shqiptarja.com