Gjika ironizon Prokurorinë: Hetimi vazhdon, e drejta e ka rrugën e gjatë

Gjika ironizon Prokurorinë: Hetimi vazhdon, e drejta e ka rrugën e gjatë

Shpëtim Gjika ka deklaruar sot se informacionet nga Prokuroria mbi përfundimin e hetimeve lidhur me akuzat për shpërdorim detyre që rëndojnë mbi të nuk janë të vërteta. Përmes një satusi në rrjetet sociale Gjika shkruan se hetimi vazhdon dhe se ai është më i interesuar nga të gjithë që kjo çështje të zbardhet drejt. Ai thotë se shpreson se drejtësia e re do t'i japë fund metoda staliniste të organit të akuzës.

"Nisur nga lajmet e fundit, nje sqarim per kedo qe eshte i interesuar:

Ne rastin me te mire jane pasaktesi te paqellimshme te mediave!
Ne rastin me te keq, eshte shperdorim i qellimshem i prokurorit te ceshtjes!

Hetimi vazhdon, nuk eshte mbyllur ende, dhe une personalisht, jam i interesuari i pare qe kjo ceshtje te zbardhet drejt!

Nuk me shqeteson fare nxitimi i organit te akuzes, per te nxjerre konkluzione pa u mbyllur afati i hetimit, nuk e kane per here te pare qe e bejne me mua kete veprim!

Ftoj cilindo, dashamires ose jo, te kene besim jo vetem te karakteri im, por mbi te gjitha te drejtesia e re, per te cilen shpresoj t’i jape fund ketyre metodave staliniste te organit te akuzes, i cili ta ben gjyqin se pari ne media, pastaj ne gjykate!

Te them qe “dikush” nga prokuroria ka vene bast qe te me denoje se s’ben, nuk e them dot, sepse per fat te mire, bastet jane hequr nga Shqiperia!

Të them që “dikush” nga prokuroria kerkon te beje karriere apo “te kaloje” vetingun me mua, as kete nuk e them dot, sepse jo shume kohe me pare, dy “madhore” nga keta “ dikushet” ngecen paq ne rrjeten e vetingut me kete metode!

Të them qe “dikush” kerkon ta perdore kete çeshtje si kale beteje ne fushaten e pritshme elektorale, as kete nuk e them dot, sepse eshte e sigurte qe kjo do ti kthehet ne boomerang!

E vetmja gje qe me ngelet te them:
E drejta e ka rrugen e gjate....por vjen...."
, deklaroi Gjika.

Ndaj Gjikës rëndon akuza se bashkë me 7 punonjës të tjerë të bashkisë kanë shkelur ligjin gjatë dhënies me koncension për parkimet me pagesë në 24 rrugë në qytetin e Vlorës. Koncesioni parashikonte që për 15 vitet e ardhshme qytetarët duhet të paguanin 50 lekë për çdo orë parkimi, ndërsa bashkia do të merrte 10 milionë lekë për çdo vit nga kompania private.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fadil PLEH BAJG gjoleka: 25/02/2019 21:08

    O shptim gjika ti je njeriu më ordiner i politikës ti duhet të plasesh brënda e duhet të sekuestrohet e gjith pasuria o maskara ordiner o fshatar.

    Përgjigju
  • Juristi Vlore: 24/02/2019 19:05

    Per cilindo qe ja ka sadopak haberin e ligjit, prokurori I ceshtjes duhet te ishte ne hetim sot se ka nxjerre ne media sekretin hetimor. Eshte bere mode be Shqiperi qe me ceshtje te tilla prokuroret duan te bejne karriere duke shperdoruar detyren. Persa shkruan, ke te drejte Shpetim persa shkruan, te pakten juridikisht.

    Përgjigju
  • sapa: 24/02/2019 18:17

    Edhe ky si Sajmiri i ndershem!

    Përgjigju
  • xXx: 24/02/2019 15:33

    Ty të ka lënë dhe natyra gjysmak o shoku fshatar...

    Përgjigju
  • Vlore: 24/02/2019 15:03

    Vertet vonon po nuk harron e mbase vertet ajo drejtesia e re qe permend me frike te dukshme te dergon atje ku duhet e ku vendin n

    Përgjigju
  • Toni: 24/02/2019 14:46

    Ik o vks

    Përgjigju
  • Kastrioti: 24/02/2019 14:38

    Po po ti i pari si gjithmone o kryehajdut langaraq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Trump emëron Brooke Rollins në krye të Departamentit të Bujqësisë

SHBA/ Trump emëron Brooke Rollins në krye të Departamentit të Bujqësisë