TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika deklaroi sot se Vlora do të jetë gati për festimet e 28 Nëntorit dhe akuzoi kryeministri Berisha se duke mos dhënë fondet po pëpiqet të errësojë Vlorën dhe rolin e Ismail Qemalit në 100 vjetorin e Pavarësisë.
Në mbledhjen e grupit PS Gjika deklaroi se festimet në Vlorë do të jenë dinjitoze pavarësisht faktit se qeveria nuk i ka dhënë buxhet Vlorës për 3 mujorin e fundit apo se fondi i akorduar nga kjo qeveri për festimet është shumë më i vogël se ai i dhënë për Bashkinë e Tiranës.
“Qeveria ka futur duart si përmbarues privat në favor të CEZ. Kjo është arsyeja e dukshme se e e padukshmja është se ka qëllim të errësojë lartësinë e veprës së Ismail Qemalit dhe rolin e kontributin historik të Vlorës.” Bashkia e Vlorës është me buxhet zero. Një akt normativ i ministrit Bode, që është bërë pa marrë miratimin e parlamentit e ka zeruar. Fondet do të ishin në shërbim të organizimit festiv të 28 nëntorirt. Besoj se intersi dhe dëshira e kryeministrit nuk ka për tu realizuar. Sali Berishës sot nga kjo sallë do t’i jap një lajm të hidhur nuk do të realizohet dëshira e tij. .Vlora do të jetë dhe është gati, me zemrën edhe derën e hapur të çdo shtëpie vlonjate. Çdo aktivitet kulturor do të jetë gati dhe do të realizohen plotësisht brenda datës 10 nëntor."- tha Gjika.
Gjika deklaroi se më 28 Nëntor do të ngrejë shtatoren e Ismail Qemalit në Vlorë dhe akuzoi Berishën se po kërkon të lartësojë figura të errëta të historisë.
“Më 28 Nëntor do të ngremë Shtatoren e Ismail Qemalit atje ku e ka vendin . Ndërsa ai po përpiqet të vërë shtatoren e Zogut në Tiranë.
Sipas Gjikës nga fondi rezervë kryeministria ka akorduar 5 milionë euro për ceremoninë e festimeve në Tiranë ndërsa për bashkinë e Vlorës akordoi 39 milionë lekë të cilat janë lëvruar vetëm dje pas debatit që u zhvillua në këshillin bashkiak. Gjithashtu Gjika tha se bashkisë së Tiranës i janë dhënë 160 milionë lekë për dekor, ndërkohë që Bashkia e Vlorës është kujdesur të tenderojë një dekor prej 14 milionë lekë.
GJIKA: DREKA ZYRTARE ME 28 NENTOR, KUSH VJEN ME 27 NE VLORE TE MARRE BUKE ME VETE
Ai akuzoi Berishën se po merr kompetencat e presidentit duke kërkuar të thyejë protokollin shtetëror për të zhvilluar drekën zyrtare më 27 nëntor dhe jo më 28 Nëntor dhe i kërkon presidentit Nishani të ndërhyjë. “Berisha po kërkon të shkelë protokollin e shtetit të miratuar në 2004 ku shkruhet se kryetari i bashkisë së Vlorës shtron drekë zyrtare më 28 Nëntor. Po bëjnë presion që drekën ta zhvillojnë më 27 nëntor. Kush vjen në 27 le të marrë bukë me vete.. dreka zyrtare do të jetë më 28. Të gjitha ceremonitë do të jetë më 28 Nëntor. Kryeministri nuk mund të marrë përsipër të flasë për protokollin shtetëror, ai është kryeministër dhe jo president ”- tha Gjika.
Më tej duke iu drejtuar Nishanit tha “Presidenti nëse ka vesh të dëgjojë të dalë në lartësinë e detyrës që i është ngarkuar ti dalë Zot festës, dhe të trashë zërin siç i takon, po e them vlonjatshme”
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com