Gjika vjen në Tiranë si i pandehur:
Do të jem në gjykatë çdo të hënë

TIRANË -Kryetari i Bashkisë së Vlorës udhëtoi sot drejt Tiranës për të qenë i pranishëm në procesin gjyqësor ku ai është i ulur si i pandehur për akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Por seanca ka zgjatur vetëm pak minuta pasi mungonin dëshmitarët. Gjyqtari i Gjykatës së Tiranë Artan Micko ka vendosur që seanca tjetër do të zhvillohet në datën 24 shkurt. Po kështu seancat do të zhvillohen çdo të hënë.

Ky vendim është pranuar nga Shpëtim Gjika i cili është shprehur i gatshëm se do të jetë i pranishëm në çdo seancë gjyqësore

"Keto janë vendime të gjykatës, unë do të mundohem t'i respektoj dhe duke qënë se jam mësuar për të bëre shumë punë njerësh, besoj do t'ia dal dhe këtë herë" ka thënë Gjika për median pasi doli nga gjykata.  
 
Ndërkaq gjatë seancës të pranishëm në sallë kanë qenë 4 prej 8 të pandehurve. Ata që mungonin në seancë mbroheshin nga avokatët e tyre. 

Ndërsa i pyetur për replikat në distancë me prefektin e Vlorës, në lidhje me bandën e tritolit kreu i bashkisë së Vlorës u shpreh  "Për këtë kam dhe një deklarat për shtyp, besoj e keni dëgjuar. Vetëm kaq asnjë koment tjetër. Unë i qëndroj deklaratës sime dhe asnjë koment tjetër."

Mësohet se, gjykimi i Shpëtim Gjikës do të nisë nga fillimi dhe nuk do të njihen procedurat që janë bërë në Gjykatën e Vlorës. Kjo kërkesë është bërë nga dy prokurorët e kësaj çështjeje.


ORA 10:00 NIS SEANCA E PARE NDAJ SHPETIM GJIKES
Ka nisur sot në Tiranë, procesi gjyqësor ndaj Shpëtim Gjikës. Në seancën e parë ndaj kryebashkiakut të Vlorës, pas transferimit të dosjes në Tiranë, ka qenë i pranishëm edhe vetë i pandehuri, Gjika, i shoqëruar edhe nga avokati i tij, Ardian Leka.

Gjyqi po zhvillohet në Dhomën Penale të Gjykatës së Tiranës që ndodhet në rrugën Jordan Misja në kryeqytet, pasi Gjykata e Lartë vendosi që ta transferojë.

gjika ne gjyq me logo
(Në foto: Shpëtim Gjika në seancën e sotme gjyqësore në Gjykatën e Tiranës)  Foto të tjera
 
PËR ÇFARË AKUZOHET KREU I BASHKISË VLORË, SHPËTIM GJIKA
Prokuroria e Përgjithshme në datën 27 tetor 2013 doli në një deklaratë ku bëri të ditur që kryebashkiaku i Vlorës, ishte dërguar për gjykim.

"Pas një hetimi, të nisur në shkurt 2013, prokuroria e Vlorës arriti të provonte se i pandehuri Shpëtim Gjika, në cilësinë e Kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, në bashkëpunim më të pandehurën Eleni Dardhaj, në cilësinë e punonjëses në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Vlorë, kanë falsifikuar përmbajtjen e dy proces verbaleve të mbledhjes së KRRT-së së Bashkisë Vlorë, përkatësisht të datës 24.03.2010 dhe 15.07.2010.
 
Këto dokumenta, të prodhuara nga dy të pandehurit, kanë në përmbajtje të tyre rrethana të rreme. Dy lejet e ndërtimit që përmenden në këto dokumenta sikur janë marrë në shqyrtim dhe janë miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë Vlorë, në të vërtetë nuk janë shqyrtuar dhe nuk janë miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë Vlorë."- thuhet në deklaratën e prokurorisë.
 
Të pandehurit Shpëtim Gjika dhe Eleni Dardhaj janë akuzuar për kryerjen e veprës penale “falsifikimi i dokumentave”, të kryer në bashkëpunim, të kryer dy herë, të parashikuar nga neni 186/3 dhe 25 të K.Penal.  

gjygji i gjikes ne tirane
(Në foto: Detajet e procesit gjyqësor ndaj Shpëtim Gjikës)
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë