Gjiknuri: Aksioni ndaj cdo abuzimi me energjinë është beteja e qytetarëve të ndershëm

Aksioni i gjerë i nisur kundër vjedhësve të energjisë elektrike po ecën me sukses dhe do të vijojë me kontrolle të përditshme në cdo lagje, rrugicë në cdo cep të vendit. Keshtu deklaroi sot për median, ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri.

Ministri njoftoi rezultatet 10-ditore që nga data 27 Tetor deri sot. "Nga arkëtimet e faturave të energjisë është bërë e mundur që në arkën e OSHEE-s të arkëtohen 542 milionë lekë", tha ai.

Sipas tij, nga kjo shumë e arkëtuar, 218 milionë lekë janë arkëtuar nga bizneset dhe 252 milionë lekë nga konsumatorët familjarë.

Gjiknuri theksoi mes të tjerave, se "aksioni me kontrollet po vijon dhe me punonjësit e OSHEE-së, ku deri sot, janë proceduar 31 punonjës", ndërsa u shpreh i vendosur se askush, asnjë biznes, nuk do t'i fshihet përgjegjësisë për cdo abuzim me vjedhjen e energjisë elektrike.

Më tej, ministri duke iu përgjigjur thirrjes së djeshme të opozitës për protesta për këtë aksion, tha se "kjo thirrje tregon suksesin e aksionit ndaj vjedhësve dhe abuzuesve me energjinë elektrike të papaguar". "Opozita po kërkon të pengojë reformat qe kemi nisur në sistemin energjitik, por ne nuk do të ndalemi, sepse kjo është beteja e qytetarëve të ndershëm ndaj abuzuesve", tha ministri Gjiknuri.

ATSH
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Në pranga shoferi i droguar në Vorë, bllokoi rrugën me makinë dhe kërcënoi efektivët