Ministri i Energjisë dhe Industrisë ka ftuar të gjithë bizneset e Hong Kongut të investojnë në Shqipëri pasi në vend po krijohet një treg i qëndrueshëm në sektorin e energjisë dhe se përveç kësaj ka potenciale të pashfrytëzuara, dhe në industrinë minerare për shfrytëzimin e kromit, hekurit, bakrit dhe nikelit.
Sipas ministrit po krijohet një treg i qendrueshëm në sektorin e energjisë.Sipas Gjiknurit, ka histori suksesi se Devoll Hydropoëer, Ayen dhe Verbund. “Po përmiresohet legjislacioni që të kalojnë nga skemat BOT në marrjen e riskut nga vet biznesi”, theksoi Gjiknuri.
Ministri Gjiknuri u ndal edhe në sektorin hidrokarbur duke sqaruar se edhe aty ka potenciale të pashfrytëzuara. Ai njohu të pranishmit me rezultatet e garës për dy blloqet e fundit ku rezultuan fituese gjigandi Shell dhe israelitët e Delek Group.
“Duhet të mos harrojmë se gazsjellësi TAP e rrit sigurinë për Europën dhe e bën çmimin më konkurues. Me zhvillimet e reja të gjetjeve në Mesdhe , Shqipëria po kthehet gradualisht në një rrugë kyçe për furnizimin me gaz, në drejtim të Europës por edhe Kroacisë- Europës Qendrore”, u shpreh ministri Gjiknuri.
Më tej, ai nënvizoi faktin se Shqipëria ka potenciale në burimet hidro ndërsa aktualisht po investohet ndërsa janë 2-3 projekte të reja për hidrocentrale.
Shqipëria, në vlerësimin e ministrit synon që brenda vitit 2020 të jetë plotësisht e lidhur me vendet fqinje përmes linjave të interkonjeksionit çka do ta maksimalizojë mundësinë e shitjes së energjisë në periudhat e pikut.
Gjatë vizitës së zhvilluar në Hong Kong si pjesë e delegacionit të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama, Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri mbajti një fjalë në forumin “China Energy Fund Committee” ku merrnin pjesë zyrtarë shumë të lartë të Hong Kongut si dhe përfaqësues nga bizneset më të rëndësishme në sektorin e energjisë elektrike.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO