Gjiknuri dhe Llatja takime në Rajonin Nr.4: Më 14 maj do të jetë një fitore e pastër dhe qytetaria e Elbasanit do të triumfojë

 

“Më 14 maj do të jetë një fitore e pastër dhe qytetaria e Elbasanit do të triumfojë”. Kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri në një takim me banorët e rajonit Nr. 4 në këtë qytet.

I shoqëruar dhe nga kryebashkiaku Llatja dhe deputeti Klevis Xhoxhi, numri dy i socialistëve u shpreh se vota për PS është garanci për të vijuar me zhvillimin e bashkisë dhe rritjen e pagave. “Më 14 Maj, kush do zhvillimin e Elbasanit Gledian Llatja – Partia Socialiste; kush do të hapë dritën jeshile për rritjen e pensioneve Gledian Llatja – Partia Socialiste; kush do rritjen e rrogave Gledian Llatja – Partia Socialiste; kush do një Elbasan më të pastër më të zhvilluar Gledian Llatja – Partia Socialiste! Ai nuk është vetëm, ju nuk do të jeni vetëm, do të na keni të gjithë bashkë”, tha ai.

Gjiknuri, që është njëherësh dhe drejtues politik i qarkut, siguroi për vijimin e politikave sociale.

“Më 14 Maj ne kemi mundësi të vlerësojmë dhe politikat e qeverisë shqiptare. Ju e keni parë që qeveria shqiptare përveç programit të zhvillimit për Elbasanin, ku janë bërë shumë gjëra, ne kemi mundësi të vlerësojmë dhe politikat që janë në dobi të njerëzve. Ne po rrisim pagat e administratës shtetërore, pagën minimale dhe kjo do të çojë në rritjen e pagës mesatare në të gjithë Shqipërinë. Kjo do të bëjë që vitin tjetër të shkojmë tek ai synim që i kemi vënë vetes, ta çojmë pagën mesatare 900 Euro për administratën shtetërore për të gjithë punonjësit. Rritja e pagës do të krijojë më shumë mundësi për të rinjtë dhe të rejat tanë që ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu. Rritja e pagës mesatare do të sjellë dhe rritjen e kontributit për sigurimet shoqërore dhe fondin e pensioneve. Ka ardhur momenti që ne t’i themi “Po” me votën tonë politikave progresiste, që ndihmojnë edhe pensionistët”, shtoi numri dy i socialistëve.

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri u shpreh se Gledian Llatja ka gjithë mbështetjen e qeverisë për të çuar projektet poërpara. Teksa komentoi dhe alternativën përballë, Gjiknuri shtoi se kandidati përballë kërkon që votat e demokratëve t’i çojë tek Ilir Meta.

“Gledi nuk kandidon i vetëm, Gledi ka mbrapa Partinë Socialiste dhe qeverinë shqiptare. Gledi nuk është si ai kandidati tjetër që ka frikë të deklarojë se cilës partie i përket, e fsheh identitetin e tij politik. Po ta shikoni në të gjitha ligjërimet e tij publike ai thotë jam kandidat i qytetarëve. Po më fal, nëse do të ishe kandidat i qytetarëve do dilje të kandidoje i pavaruar apo jo, me mbështetjen e qytetarëve?!  Ti je kandidat i Sali Berishës dhe Ilir Metës. Nuk e fsheh dot këtë. Në fletën e votimit është Ilir Meta “Bashkimi për Fitore”, në Elbasan Luçiano Boçi. Kjo është fleta e votimit të dashur qytetarë. Prandaj ai dhe ata nuk kanë guxim ta thonë, se u vjen turp nga baballarët politikë, të cilët e kanë deleguar këtu”, tha ai.

Drejtuesi politik I qarkut u shpreh se 14 maji do të çimentojë dhe binomimn qeveri-bashki për të punuar sëbashku në zhvillimin e Elbasanit. “Dyshja e Tiranës është një dyshe vulëhumbur dhe pa asnjë perspektivë politike. Sali Berishën e njohim të gjithë, i dimë bëmat e tij. Do të rikthehet tani në atë moshë që është, do që të drejtojë prapë Shqipërinë dhe këtu ka sjellë dhe atë zëdhënësin e tij, se zëdhënësi i Saliut është ai. Shikoni DASH, SHBA, aleatin tonë kryesor se nuk mund të bëjë Shqipëria pa aleat të rëndësishëm dhe vendi tani është i integruar, vendi ka një perspektivë europiane, kur ata të thonë: nuk keni punë me ta, o shqiptarë. E thonë troç, e thonë në mënyrë të drejtpërdrejt: Kush voton për të shkuarën, ka zgjedhur të shkuarën, mos votoni për Sali Berishën dhe Ilir Metën! Atëherë pse do votojmë ne për Saliun e Elbasanit?”, tha Gjiknuri

Numri dy i socialistëve shtoi më tej se opozita po përgatit alibinë për humbjen e radhës.

“I shikoni sondazhet? E nxjerrin fitues Gledin dhe Partinë Socialiste, ekipin e kemi më të kompletuar. Tani kanë filluar thonë: Po na vjedhin. Kjo është alibia e humbjes.Deri dje thonit bandat, ku janë bandat? Pra një njeri që nuk do të përballet me të vërtetën tregon karakterin e vërtetë të fushatës së tij, prandaj do përgatitemi tani për fazën e fundit që zgjedhjet na u vodhën. Kjo është e vërteta. Bashkë me Flamur Nokën del thotë: po na blejnë votat. Ju jeni të gjithë qytetarë këtu, ne komunikojmë me njerëzit, ne angazhimet i marrim publike. Ne nuk jemi nga ata që hyjnë natën aty dhe të sajojmë historira të tilla. Prandaj them se më 14 Maj ju do ti jepni notën e duhur”, deklaroi Gjiknuri.

Kryetari I Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja u shpreh se qytetarët e kanë të qartë dallimin mes njerëzve të punës dhe palës tjetër që ka për objektiv vetëm të shkatërrojnë.

“Projekti ynë për këtë 4 vjeçar është I qartë, zhvillimi infrastrukturor , problemet që kemi pasur dhe kemi në shumë zona të Elbasanit me kanalizimet e ujërave të zeza, të quhen të mbyllura në fund të mandatit. Të rinjtë ta kenë të ardhmen e tyre të sigurtë, me një lagje kala të zhvilluar, me një perspektivë ekonomike të qartë, me një turizëm të zhvilluar si dhe shëtitore dhe hapësira të gjelbërta për moshën e tretë. Po i japim Elbasanit atë që meriton, një zhvillim ekonimik të qëndrueshëm. Ne jemi njerëzit e punës, jo të llafeve. Nëse doni njerëzit që duan të bëjnë llafe, të shkatërrojnë inceneratorin, ti djegin plehrat buzë Shkumbinit ja ku I keni ata të tjerët. Ne na keni për punë, ata i keni për të prishur dhe për të bërë llafe. Në 14 maj ne do u tregojmë të gjithëve se Elbasani do të vazhdojë përpara dhë është në rrugën e zhvillimit që ka marrë rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik”, tha Llatja.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, ka filluar puna për projekte të mëdha infarstrukturore që do t’i japimn një tjetër ritëm zhvillimit të zonës.

“Ne po punojmë, jo vetëm në qytet, në fshat, por edhe në periferi. Nuk po shohim vetëm zgjidhjen e problemeve tona infrastrukturore, por kemi krijuar bashkë para 4 vitesh vizionin për Elbasanin 2030. Po zhvillojmë projekte të mëdha bashkë me qeverinë shqiptare po ecim përpara për të bërë punë të mira. Kemi filluar projekte të mëdhaja: Korridori 8, Bypassi I Elbasanit është një projektet tona më të mëdhaja, I cili jo vetëm do të na zhvillojë qytetin në fushën e Elbasanit, por do të na japi edhe një perspektivë ekonomike të qëndrueshme. Shëtitorja buzë lumit Shkumbin, është ajo që të gjithë ne kemi nevojë, të kemi një shëtitore në ajër të pastër”, deklaroi Llatja.

Deputeti Klevis Xhoxhi nënvizoi se Gledian Llatjaa e ka treguar me vepra se Meriton që të vijojë punën në krye të Bashkisë së Elbasanit për të çuar përpara punët e mira.


Lajmi kryesor:

‘Vendoret’/ Kandidatët e forcave politike në terren! Kodheli: Kthejmë llogaridhënien në bashki! Sako: Ja projektet për zhvillimin e Durrësit


G.MO/LR/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës