Gjiknuri dhe Tahiraj dhurojnë trëndafila për stafin mjekësor: Në Qarkun e Vlorës deri më tani janë kryer 14,653 vaksinime

Gjiknuri dhe Tahiraj dhurojnë trëndafila për stafin mjekësor: Në Qarkun e Vlorës deri më tani janë kryer 14,653 vaksinime

Damian Gjiknuri

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri shoqëruar nga kandidati për deputet Anduel Tahiraj dhuruan sot trendafila për stafin mjekësor që po kryen vaksinimin masiv të të moshuarve në mjediset e Pallatit të Sportit në qytetin e Vlorës.

Ky gjest sipas Gjiknurit është një shenjë falenderimi për punën që stafet mjekësore po bëjnë prej shumë muajsh në këtë përballje me pandeminë e Covid 19.

“Nëpërmjet trendafilave që dhuruam donim që tu uronim një ditë të mbarë por njëkohësisht edhe një lloj përgëzimi për një proces që tashmë ka filluar masivisht dhe që është vaksinimi i qytetarëve. U kënaqa shumë që dëgjoj që në Qarkun e Vlorës procesi po ecën shumë mirë dhe janë gati 2700-2800 vaksinime në ditë. Janë hapur disa qendra dhe lajmërohen të gjithë qytetarët përmes mjekut të familjes. Ky proces po shkon ashtu siç duhet ndaj ne na bën krenar. Është një punë e mirë e qeverisë që në momentin më të vështirë ju erdhi në ndihmë qytetarëve. Kuptohet, ka njerëz që mbase nuk janë të kënaqur nga kjo por ne nuk do të pushojmë, do të punojmë dhe do të kujdesemi për qytetarët. Nuk do të bëhemi pjesë e politikës së korbave. Mbi të gjitha i urojmë të gjithë personelit shëndetësor të Vlorës por edhe të gjithë Shqipërisë vaksinim sa më të shpejtë që ti kthehemi normalitetit”, theksoi Gjiknuri.

Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani rezulton që në tre qendrat e ngritura në nivel Qarku të Vlorës janë kryer 14,653 doza vaksinash ku numrin më të lartë e ka Vlora me 11,059, Saranda me 2,803 dhe Delvina me 791. Procesi vazhdon me ritme të larta edhe gjatë ditëve të ardhshme deri në vaksinimin e plotë të popullsisë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'