Gjiknuri e Denaj me banorët në Ksamil: Vota për numrin 12 është votë për gjithë ekipin! Ndryshimi i pushtetit bllokon investimet për Sarandën

Gjiknuri e Denaj me banorët në Ksamil: Vota për numrin 12 është votë për gjithë ekipin! Ndryshimi i pushtetit bllokon investimet për Sarandën

Ksamili ishte ndalesa e radhës e drejtuesit politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri ndërsa prezantoi kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit. Gjiknuri gjeti rastin të sqarojë rëndësinë e votës për subjektin politik, duke mos u shpërqendruar ne numrat e tjerë personal të kandidatëve.

“Nuk është çështje gare individësh pasi ne konkurojmë si një ekip. Edhe Anila është e dalë si deputete, edhe Niko është i dalë, edhe unë me Edi Ramën që jemi çik më në fund jemi të dalë. Ne na duhet ekipi sepse garancia është ekipi jo vota për një njeri. Unë ju bëj thirrje që të gjitha votat numrit 12 Partisë Socialiste. Numri 12 për Partinë Socialiste është votë edhe për Anilën, edhe për Damianin, edhe për Nikon por mbi të gjitha edhe për Edi Ramën”, sqaroi Gjiknuri.

Më tej, ai kërkoi mbështetje masive në 25 Prill si garanci për të ardhmen e dëshiruar për të gjithë banorët e Ksamilit. “

"Dua tu bëj thirrje të gjithëve që ta mbështesni këtë ekip pasi është ekipi i garancisë për të ardhmen tuaj. Është ekipi që po e transformon të gjithë Qarkun e Vlorës përfshirë edhe Sarandën. Kjo votë është dhe mesazh reflektimi për ne. Ne nuk jemi të përkryer, të gjithë bëjmë gabime, edhe Kryeministri mund të ketë bërë gabime apo unë më shumë gabime. Mund të kemi gabuar me ndonjë promovim apo mund të ketë funksione në administratë që duhen përmirësuar, por ne të paktën jemi të ndërgjegjshëm, dëgjojmë me vesh e flasim njëherë, dëgjojmë dy herë me qëllim që votën tuaj ta përkthejmë siç duhet”, theksoi Gjiknuri.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, njëkohësisht kandidate për deputetë paralajmëroi bllokimin e projekteve në zhvillim në rast të një rotacioni pushteti.

“Damiani përmendi rrugën Kardhiq-Delvinë. Ajo është një rrugë e nisur me projeksionet e tij si ministër dhe e përfunduar nga unë si ekonomi ku buxhetet janë të mbyllura dhe nuk i prek kush. Por ama, nëse ndodh, sepse nuk ka për të ndodhur, le ta imagjinojmë për një moment se si këto buxhete do të rialokoheshin e do merrnin rrugë të tjera. Jo, këto buxhete i takojnë rrugës Kardhiq-Delvinë dhe ajo mbaron brenda afatit. Çfarë ka ndodhur tjetër? Ju keni dëgjuar Kryeministrin Rama dhe ai kur flet e bën. Ka përmendur aeroportin e Sarandës dhe ne kemi nisur punën për aeroportin. Një punë që do kohën e saj por rëndësi ka që ka nisur. Ai aeroport do të sjellë shumë më shumë turistë që do të konsumojnë shijen dhe bukurinë e Ksamilit dhe jo vetëm”, u shpreh Denaj.

Denaj u bëri thirrje të gjithë socialistëve që të lënë mënjanë edhe qejfmbetjet që natyrshëm krijohen pas 8 viteve qeverisje dhe të votojnë numrin 12 dhe siglën e Partisë Socialiste.

“Në 25 Prill ne nuk duhet të hezitojmë edhe sikur të kemi qejfmbetje. Nuk ka asnjë njeri pa qejfmbetje në 8 vite, as në shtëpi ku me njëri-tjetrin dhe mërzitemi jo më me punë kaq të mëdhaja. Por a duhet një socialist ta mendojë dy herë datën 25 Prill dhe të ja lejojë kundërshtarit që nuk ka bërë asgjë madje edhe kur flet thotë gjëra të mëdha dhe asgjë konkrete. Jo. Në datë 25 Prill çdo socialist nuk do ta mendojë dy herë numrin 12 dhe Partinë Socialiste”, deklaroi Denaj.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi urdhëron ekstradimin në SHBA të ish-bosit koreanojugor të kompanisë së kriptomonedhave

Mali i Zi urdhëron ekstradimin në SHBA të ish-bosit koreanojugor të kompanisë së kriptomonedhave