Gjiknuri e Denaj, me të rinjtë në Delvinë: PS ka program të posaçëm për rininë, mbështetje për punësimin

PS ka një program të veçantë për rininë, sidomos për punësimin e saj. Ky ishte mesazhi që i dha të rinjve në Delvinë, drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri gjatë një takimi ku ishte i shoqëruar nga kandidatja për deputete Anila Denaj dhe Kryetarja e Bashkisë së Delvinës Majlinda Qilimi.

Gjiknuri u bëri thirrje të rinjve që të marrin sa më shumë shokë e shoqe për ti bindur të votojnë Partinë Socialistë në 25 Prill.

“Shumë shokë e shoqe të cilët duhet t’i ftoni të bëhen pjesë e jona dhe të votojnë në mënyrë historike për ndryshimin historik që do të ndodh në Shqipëri e në qarkun e Vlorës. Në Sarandë, ne kemi sjellë dy kandidatë shumë të mirë, ministrja e financave që dhe ajo vajzë e re është. Ne kështu i themi tani. Kemi dhe Niko Kurin që vërtetë nuk është i ri por i shërben çdo qytetari dhe në këtë periudhë pandemie ka treguar veten si një mjek humanitar. Denaj është një vajzë profesioniste që ka marrë përsipër të drejtojë financat e vendit dhe një qytetar i Sarandës, një mik i juaji që u ka shërbyer qytetarëve. Kjo tregon vlerat që sjell PS në këtë zone”, nënvizoi Gjiknuri.

Ndërkohë që Denaj shprehu bindjen se Partia Socialiste do të mund të fitojë bindshëm në Delvinë.

“Nuk ka rezultat që nuk arrihet me Partinë Socialiste, nuk ka plan ekonomik apo projekt që nuk bëhët dot për të rinjtë. Më thoni një plan që ka Partia Demokratike për të rinjtë, ndërkohë në planin tonë kemi trajnime për të rinjtë në shumë fusha si marketing, IT dhe për cdo biznes që do të arrijë të japi trajnime në këto fusha do t’i rimbursohen 100% kostot. Edhe ata që sot janë në biznes privat do të kenë një presion të shtuar tek përfaqësuesi i tyre për ti dhënë trajnimin sepse do ja u rimbursojë shteti 100%”, u shpreh Denaj.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv