Gjiknuri firmos peticionin:Vettingu
dhe reforma në drejtësi nuk ndalen 

Gjiknuri firmos peticionin:Vettingu<br />dhe reforma në drejtësi nuk ndalen 
Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri shoqëruar nga kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli ju bashkuan në Vlorë nismës së shoqërisë civile duke firmosur peticionin në mbështetje të Reformës në Drejtësi dhe Vetingut.
 
Duke e cilësuar këtë një lëvizje popullore në mbështetje të reformës në drejtësi, ministri Gjiknuri tha se firmosja është një akt jo vetëm si politikan por edhe thjesht si një qytetar.
 
“Populli shqiptar po e kupton përditë. Të gjithë politikanët më të lartë të Bashkimit Evropian dhe partnerët ndërkombëtarë po e theksojnë se rruga e vetme për Shqipërinë evropiane është reforma në drejtësi dhe procesi i vetingut. Populli ka një nevojë ulëritëse për drejtësi dhe ky është momenti historik që për drejtësi, të bëhet reforma e drejtësisë, të bëhet procesi i vetingut dhe Shqipëria të integrohet në bashkimin evropian e ky është kushti i vetëm”, theksoi Gjiknuri.
 
Duke quajtur reformën në drejtësi pengesën e fundit drejt rilindjes së vërtetë të vendit, Gjiknuri tha se çdo lëvizje tjetër në tendë apo jashtë tendës që mundohet ta pengojë këtë proces ka dalë përpara rrugës së popullit.
 
Teksa firmosi në peticionin e organizuar nga shoqëria civile, Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli nënvizoi se “reforma në drejtësi është një garanci më shumë për prosperitetin dhe integritetin e Shqipërisë. Për integritetin e vendit dhe për atë që të gjithë ne e duam, përfshirjen sa më të shpejtë të Shqipërisë në familjen e madhe evropiane”.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ditëlindja e veçantë e Rudina Hajdarit, feston me të bijën dhe partnerin e ri (VIDEO)

Ditëlindja e veçantë e Rudina Hajdarit, feston me të bijën dhe partnerin e ri (VIDEO)