Gjiknuri garanton opozitën: Do mbështesim kandidaturat tuaja për anëtar të KQZ

Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri garantoi opozitën jashtë parlamentare se mazhoranca do të mbështesë kandidaturat për anëtarë të KQZ të propozuara prej saj.

"Gjëja e parë që dua ta përshëndes është se PD po vjen tek skema brenda Kuvendit. Por nga ana tjetër propozimet e saj, me atë që u deklaruar si skemë e ngjashme me atë të sistemit të drejtësisë nuk qëndron sepse komisoini që propozojnë është komisioni përfaqësuesi partie. Ne mendojmë se Kuvendi dhe deputetët duhet të jenë të përfaqësuar në këtë panel përzgjedhës. Procedura parlamentare siguron mjaftueshëm garanci që ky proces të sigurohet sepse skema e KQZ e përzgjedhjes nuk ka pasur asnjë konflikt edhe më parë. Mazhoranca do të qëndrojë dhe do ta garantojë që ekspertët që do të konkurrojnë për këto pozicione në KQZ do të kenë mbështetjen e mazhorancës nëse kanë edhe mbështetjen e PD. Mendoj se brenda skemës së komplikuar që duhet të thjeshtuar mendoj se duhet të ketë zgjedhje. Ne i kërkuam PD të reflektojë pjesëmarrjen e deputetëve në këtë proces, por me mekanizma që garantojnë reflektim e vullnetit mbështetës për kandidaturat nga PD. Them se është e mundur se mund të gjendet ky kompromis dhe jam i bindur që kjo formulë do të zgjidhet shumë shpejt si dispozitë tranzitore. Mbase ende ndonjë ide mund ta japim edhe ne por nuk ishte vendi aty. E rëndësishme është që opozita do të jetë e garantuar që kandidaturat që plotësojnë kriteret nëse mbështeten prej saj do të garantohen nëpërmjet votës së mazhorancës. Afati i KQZ është 30 qershori dhe brenda këtij afati ky proces duhet përmbyllur. Ngelen shumë pak cështje për tu zgjidhur", tha Gjiknuri.

Sa i takon çështjes së tenderit për identifikimin biometrik, Gjiknuri tha se PD reflektoi në këtë drejtim, pasi Kodi Zgjedhor nuk mund të përcaktojë procedurë tenderash.

"Ka ardhur një përgjigje e specializuar nga agjencia e prokurimit publik dhe opozita relfketojë dhe do zbatojmë të njëjtën formulë që kemi zbatuar në vitin 2013 duke diktuar disa afate por që ne nuk mund të përcaktojmë me kod zgjedhor procedurë tenderash. besoj që pati një reflektim nga ana e opozitës. Ky këshill nuk merret me tendera, por tema që solli opozita u keqinterpretua dhe u bë qesharake për disa, por e rëndësishme është se u reflektua në këtë drejtim", u shpreh Damian Gjiknuri.    


Lajmi kryesor:

PS rrëzon opozitën për KQZ: 'Zgjedhorja' vetëm në Kuvend, PD: S'do të kemi mazhorancë që shkatërron zgjedhjet


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë