Gjiknuri inspekton investimet në rrjetin elektrik në Selenicë: Vlora ka marrë vëmendjen e duhur

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri shoqëruar nga deputeti i zonës Vullnet Sinaj dhe drejtori rajonal i OSHEE-së Erion Osmanaj inspektuan investimet e kryera në njësinë administrative Kotë të Bashkisë Selenicë. 

“Në Bashkinë Selenicë, në tre vitet e fundit OSHEE ka investuar rreth 177 milion lekë të reja duke përfshirë këtu dhe remontet e mirëmbajtjen. Këtu jemi në kabinën Kota1, në Bashkinë Selenicë. Është investim i kryer nga OSHEE për vitin 2019. Janë rreth 39 milion lekë që mbulon pothuajse gjithë fazën e dytë të zonës së Kotës. Faza e parë përfundoi në fundin e vitit 2017. Tanimë janë katër kabina të tjera ku janë riparuar nga e para dhe gjithë rrjeti i tensionit të mesëm u ndërrua nga përcjellësa dhe kabëll ABC. Do të vazhdojë faza e ndërrimit të matësave. Linja e tensionit të ulët bashkë me matësat siguron që gjithë abonentët e kësaj zone të ketë një furnizim shumë më cilësor me energji elektrike”, u shpreh drejtori rajonal i OSHEE-së.

Deputeti Damian Gjiknuri u shpreh se investimet e kryera në rrjetin elektrik janë shumë të nevojshme dhe përmirësojnë jeten e banorëve të këtyre zonave.

“Në zonë po bëhen shumë investime të tjera dhe jam i bindur se me pushtetin vendor që do e marrë PS me kandidatin e saj në këtë zonë, investimet do të jenë të shumëfishuara. Këto investime të OSHEE janë shumë të domosdoshme e jetike, dua ta falenderoj edhe drejtorin e OSHEE për qarkun e Vlorës që ka bërë një punë të jashtëzakonshem. Me investimet që po bëhen edhe në zona të tjera, Vlora po ta krahasosh me qarqe të tjera ka marrë vëmendjen e duhur. Kjo është falë gjithë punës sonë por dhe mbështetjen e Kryeministrit që ka patur fokus të veçantë Vlorën”, nënvizoi Gjiknuri.  

Ndërkaq, deputeti i zonës Vullnet Sinaj falenderoi Operatorin e Shpërndarjes për kryerjen e investimeve.

“Është bërë një punë vërtet e mirë dhe është investuar aty ku duhet, ku njerëzit kanë nevojë. Rrugën është duke e bërë qeveria Rama dhe këto investime të energjisë elektrike ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës. Nëse kjo zonë u la në harrëse nga qeveritë e nmëparshme për rreth 25 vjet, tanimë është bërë aq sa nuk është bërë në gjithë atë periudhë. Besoj se kjo punë e nisur nga drejtori i OSHEE të vazhdojë akoma për ta mbaruar gjithë zonën. Shpresoj ti japim njëherë e mirë fund asaj shprehjes që era fryn në bregdet ndërsa dritat ikin në Labëri”, theksoi Sinaj.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja