Ministri i Industrisë dhe Energjisë, Damian Gjiknuri teksa ka folur në gjatë forumit “Projektet lider dhe modelet e reja të menaxhimit” Shqipëri-Kosovë, ka thënë se me rëndësi për vendin tonë është projekti për interkonjeksionin Shqipëri-Kosovë.
Ai ka thënë se korridori i jugut ëhstë një project për siguri energjetike dhe se tashmë është duke u bërë një studim fizibiliteti mes Shqipërisë e Kosovës, pasi edhe ajo do të bëhet pjesë e korridotir të jugut.
“Korridori i Jugut është një projekt për siguri energjetike. Ai është një projekt europian. Korridori i jugut është një mundësi e re për Shqipërinë. Kosova nuk do të mbetet jashtë zhvillimit rajonal. Kosova do të jetë pjesë e korridorit të jugut. Kemi bërë një studim fizibiliteti Shqipëri-Kosovë. Korridori i jugut është një projekt për siguri investimesh” tha Gjiknuri.
Ai ka shtuar se, qeveria ka vullnet për shtim të investimeve në këtë sektor ndërkohë që do të vihet në funksion TEC-i i Vlorës. Ai shtoi se tashmë sektori i energjisë po ecën me hapa të sigurtë.
“Vullneti i qeverisë është për më shumë investime. Do vëmë në funksion TEC-in e Vlorës. Sektori i energjisë tashmë po ecën me hapa të sigurtë dhe ka një përmirësim të dukshëm të sektorit energjetik” u shpreh ai.
Gjithashtu, ministri u ndal tek projekti TAP ndërsa tha se Shqipëria me Kosovën kanë aplikuar pranë Bashkimit Evropian për mundësimin e realizimit të studimit të fizibilitetit për degëzimin e gazsjellësit mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Duke analizuar efektet e projektit TAP, Gjiknuri tha se do mund të avancohet edhe me vënien në punë të Termocentralit të Vlorës. “Ne kemi siguruar edhe fonde për studimin e fizibilitetit, madje besoj që shumë shpejt do të kemi mundësinë edhe për afrimin e partnerëve privatë dhe gjithmonë këtu synohet. Kemi synimin që të gjejmë një operator privat nëpërmjet partneritet publik-privat, të marrë përsipër vënien në punë, riparimin, investimet e nevojshme për konvertimin me gaz. Megjithëse ato turbinat punojnë me naftë edhe me gaz është çështje e gjithë aksesorëve dhe konvertimet e tjera. Pra, lidhja me gazsjellësin edhe stacionet e reduktimit të presionit dhe shumë elementë teknikë si këto. Pra, do të kemi mundësi që edhe këtë TEC ta vëmë në funksionim të sektorit elektroenergjetik shqiptar”, nënvizoi Gjiknuri.
Ky takim u mbajt Konfederata Kombëtare e Industrisë me mbështetjen e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë në kuadër të edicionit te dytë të ExpoForumit “Projektet lider dhe modelet e reja të menaxhimit të sektorëve strategjikë Shqipëri & Kosovë”. Forumi u moderua nga Gjergji Buxhuku ndërsa në panel referuan Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës Blerand Stavileci dhe Ministri për Diasporën në Kosovë Valon Murati.
Fjala e Ministrit të Energjisë dhe Industrisë z.Damian Gjiknuri
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Fjala e Ministrit të Energjisë dhe Industrisë z.Damian GjiknuriRedaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)