Pas përgjimeve të publikuara ditën e djeshme nga BILD, ka reaguar me ironi Ish-minstri i Energjetikës dhe deputet i PS-së, Damian Gjiknuri.
Ky i fundit gjendet sot në Vlorë për fushatën e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Gjiknuri ka paraqitur një grup të rinjsh, sipas tij 'problematik'.

Gjiknuri në përgjimet e BILD, ndër të tjera bisedonte me shefin e policisë së Dibrës, Robert Aga, ku ai komenton rezultatet e zgjedhjeve duke i cilësuar si 'tërmet'.
Ndërkaq, Gjiknuri sot ironizon këto përgjime, duke thënë se po niset me grupin 'problematik' në çdo lagje për të prezantuar Dritan Lelin dhe skuadrën e Partisë Socialiste në Vlorë.
Postimi i plotë:
Mirëmëngjes!
Pranë furgonit me gocat dhe çunat "problematik" të Forumit Eurosocialist të Vlorës, me të cilët po udhëtojmë në çdo lagje për të prezantuar Dritan Lelin dhe skuadrën e Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak.
-
Hajde hajde se ose do hani te gjatin ose i gjati ka per tja u ngul...
Përgjigju -
Vazhdoni Rrugen qe keni nis Damian. Vetem me ate opozite nuk kemi te ardhme
Përgjigju -
Opozita eshte katandisur me pergjime qe ne fund te fundit nuk Jane asgje. Pushteti merret me VOTE dhe jo me dhune.
Përgjigju











Komente
Komento