Pas deklaratës për shtyp, ku ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri pranoi kompania "DH Albania" ka falsifikuar dokumentet (LEXO KËTU), një reagim ka ardhur nga deputeti i PD-së, Agron Shehaj.
Në reagimin e tij, Shehaj ka ngritur pikëpyetje lidhur me faktin që ministri Gjinkuri dhe kreu i ARRSH-së, Afrim Qëndro kanë negociuar e nënshkruar një kontratë 18 milionë euro me një 26-vjeçar dhe se nuk kanë dyshuar asgjë.
Po çfarë ministrie dhe institucionesh janë këto? Institucione shtetërore apo kioska rruge? Në të vërtetë, Gjiknuri dhe dy drejtorët e mëdhenj të ARRSH-së dhe OST-së janë thjesht shërbëtorët e përdorur nga Edi Rama për të vjedhur dhe pastruar paratë 30 milionë euro. Por tani që u kapën duke vjedhur, ata kanë zgjedhur që më mirë të duken idiotë në publik, se sa të dalin ashtu siç janë: hajdutë të rëndomtë e të paskrupuj.
Agron Shehaj, deputet i PD-së
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri konfirmoi pezullimin e fitueses së lotit të parë të projektit të “Unazës së Re” dhe të kontratës me OST, ndërsa buxheti i shtetit nuk ka humbur para nga zgjidhja e marrëveshjeve.
Reagimi i plotë i Agron Shehaj:
Damian Gjiknuri pretendoi sot se ai dhe ARRSH-ja kanë negociuar e nënshkruar një kontratë 18 milionë euro pa takuar asnjë njeri tjetër veç administratorit fallco 26 vjeçar, i cili nuk e ka haberin as nga punimet publike dhe as kontratat publike, dhe ata nuk paskan dyshuar për asgjë?! Gjiknuri pretendoi, gjithashtu, se ai dhe OST-ja kanë negociuar dhe kanë nënshkruar një kontratë tjetër 12 milionë euro përsëri me të njejtin amator 26 vjeçar dhe as këta nuk kanë dyshuar dhe kuptuar asgjë?!