Gjiknuri me banorët në Vlorë: Votoni PS që investimet të mos ndalen! Ky qytet është kthyer në model për të tjerët

Gjiknuri me banorët në Vlorë: Votoni PS që investimet të mos ndalen! Ky qytet është kthyer në model për të tjerët

1617271086_mmmnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnn.jpg

Lagja 11 Janari në qytetin e Vlorës ishte ndalesa e rradhës e drejtuesit politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri. Në bashkëbisedimin me banorët e zones, Gjiknuri theksoi se problematikat që zona ka, të mbartura ndër vite, do të jenë në fokus të investimeve në këtë mandat të tretë qeverisës, mandat me rëndësi të veçantë për zonat rurale dhe ato informale.

“Është bast politik i vet Kryeministrit Rama ky mandat i tretë, në veçanti për Vlorën, ku vet Kryeministri ka investuar si kurrë më parë. Ashtu siç u premtua Vlora u transformua rrënjësisht, si një model për qytetet e tjera. Investimet e qeverisë socialiste janë në vijimësi. Që këto investime të vazhdojnë, duke përfshirë të gjitha zonat e tjera, përfshi dhe zonën tuaj të banimit, duhet që të vijojmë ta mbështesim Kryeministrin Rama i cili nuk ndalet me investimet për Vlorën”, u shpreh Gjiknuri. 
 
Sipas tij, puna e nisur e çdo investimi vijon të mbetet sfida kryesore për të gjithë ne. “Unë personalisht zotohem që për zonën tuaj të siguroj investime infrastrukturore për t’ju kthyer juve atë mungesë vëmendje që keni patur ndër vite. Ashtu siç në këto 2 mandate zgjidhëm problemin e rrjetit energjitik në zonën tuaj, ashtu jemi po ne, të vetmit që do të sigurojmë investime të mëtejshme në rrjetin e ujësjellësit dhe në rehabilitimin e plotë të akseve rrugore. Siç po realizohet rehabilitimi i aksit të vjetër Levan- Vlorë, duke i dhënë fund makthit dhe shqetësimeve tuaja disavjeçare për problematikat që shkaktonte rruga, edhe çdo segment tjetër dytësor do të ketë investime infrastrukturore”, premtoi Gjiknuri. 

Këtë vëmendje për ju e ka vetëm Partia Socialiste, vijoi ai, si e vetmja alternativë që ka në fokus zhvillimin e mëtejshëm e jo regresin siç po e kërkon me ngulm Partia Demokratike. “Duke na dhënë mbështetjen përmes votës ju na krijoni mundësinë që ne të vijojmë të çojmë përpara çdo punë të nisur. Vota për Partinë Socialiste është votë për ju dhe për zhvillim të mëtejshëm”, theksoi Gjiknuri.


Lajmi kryesor:

Gjiknuri nga Vlora: Transformuam arsimin profesional! PD do sjellë regres dhe bllokim të projekteve të nisura (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Të vendosur dhe kreativë, këto janë shenjat më të talentuara të horoskopit

Të vendosur dhe kreativë, këto janë shenjat më të talentuara të horoskopit