Gjiknuri nga Vlora: Transformuam arsimin profesional! PD do sjellë regres dhe bllokim të projekteve të nisura (VIDEO)

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri ka folur për arsimin profesional duke thënë se në dy mandatet e qeverisë Rama ka njohur një transformim të rëndësishëm. Gjatë takimit me profesionistët e rinj në Vlorë, Gjiknuri tha se profesionet e reja janë bërë në përputhje me tregun e punës dhe kërkesat kryesisht të turizmit në kuadër të transformimit të qytetit. Gjiknuri kërkoi që me votë vlonjatët të ndalin regresin dhe kërcënimet e opozitës për bllokimin e projekteve që i japin frymëmarrje të ardhmes turistike të Vlorës. 

“Në fillim thanë s’ka bërë asgjë për Vlorën Edi Rama. Kur filluan të dalin gjithë këto projekte në pah sikurse ishte shëtitorja, Sheshi i Flamurit etj. thonë do ti çojnë në SPAK. Duan t’i pengojnë, i vret e mira. Do të thotë se nëse vijnë ata në pushtet do të bllokohen, siç bënë në 2006-tën me mbikalimin e Zogut të Zi. Do të çojnë Sheshin e Flamurit në SPAK, do çojnë sheshin e Skelës në SPAK me qëllim që progresi të pengohet. Ky është mentaliteti i Partisë Demokratike! Nuk mund ta hedhim poshtë mundësinë. U erdhi një shans vlonjatëve që të  krijohet mundësia që jeta të jetë më e bukur këtu, por këta duan ti bllokojnë projektet. Ju vret syrin e bukura e ndryshimi dhe e dinë se qytetarët e Vlorës e duan ndryshimin. Vlonjatët e dinë se me këtë qeveri dhe me Edi Ramën Vlora do të bëhët”, tha Gjiknuri.

Më tej, Gjiknuri u ndal konkretisht tek arsimi profesional, reformimi i këtij të fundit dhe politikat nxitëse të qeverisë të cilat kanë orientuar dhjetëra të rinj drejt profesioneve për të cilat ka kërkesë në tregun e punës.

“Arsimi profesional është një nga çështjet kyçe që do të bëjë diferencën për të ardhmen. Shqipëria por krijon dhe do të krijojë vazhdimisht vende pune, por për njërëz që dijnë të punojnë dhe që kanë një zanat. Imagjinoni pas disa vitesh një marinë turistike në Vlorë, sa profesione të reja do të hapen. Do të kërkohen profesionist që punojnë në këtë industri, vende pune me shumicë për të gjithë ketë zonë. E ardhmja është në dorën tuaj, mjafton që të investoni sado pak, me marrjen e një profesioni, e një certifikate. Ta duan atë punë dhe prespektiva e suksesi janë pa limit, varet pastaj vetëm nga aftësia e gjithsecilit. Oportuniteti do të krijohet”, vlerësoi Gjiknuri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:55
Gjiknuri me banorët në Vlorë: Votoni PS që investimet të mos ndalen! Ky qytet është kthyer në model për të tjerët

1617271086_mmmnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnn.jpg

Lagja 11 Janari në qytetin e Vlorës ishte ndalesa e rradhës e drejtuesit politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri. Në bashkëbisedimin me banorët e zones, Gjiknuri theksoi se problematikat që zona ka, të mbartura ndër vite, do të jenë në fokus të investimeve në këtë mandat të tretë qeverisës, mandat me rëndësi të veçantë për zonat rurale dhe ato informale.

“Është bast politik i vet Kryeministrit Rama ky mandat i tretë, në veçanti për Vlorën, ku vet Kryeministri ka investuar si kurrë më parë. Ashtu siç u premtua Vlora u transformua rrënjësisht, si një model për qytetet e tjera. Investimet e qeverisë socialiste janë në vijimësi. Që këto investime të vazhdojnë, duke përfshirë të gjitha zonat e tjera, përfshi dhe zonën tuaj të banimit, duhet që të vijojmë ta mbështesim Kryeministrin Rama i cili nuk ndalet me investimet për Vlorën”, u shpreh Gjiknuri. 
 
Sipas tij, puna e nisur e çdo investimi vijon të mbetet sfida kryesore për të gjithë ne. “Unë personalisht zotohem që për zonën tuaj të siguroj investime infrastrukturore për t’ju kthyer juve atë mungesë vëmendje që keni patur ndër vite. Ashtu siç në këto 2 mandate zgjidhëm problemin e rrjetit energjitik në zonën tuaj, ashtu jemi po ne, të vetmit që do të sigurojmë investime të mëtejshme në rrjetin e ujësjellësit dhe në rehabilitimin e plotë të akseve rrugore. Siç po realizohet rehabilitimi i aksit të vjetër Levan- Vlorë, duke i dhënë fund makthit dhe shqetësimeve tuaja disavjeçare për problematikat që shkaktonte rruga, edhe çdo segment tjetër dytësor do të ketë investime infrastrukturore”, premtoi Gjiknuri. 

Këtë vëmendje për ju e ka vetëm Partia Socialiste, vijoi ai, si e vetmja alternativë që ka në fokus zhvillimin e mëtejshëm e jo regresin siç po e kërkon me ngulm Partia Demokratike. “Duke na dhënë mbështetjen përmes votës ju na krijoni mundësinë që ne të vijojmë të çojmë përpara çdo punë të nisur. Vota për Partinë Socialiste është votë për ju dhe për zhvillim të mëtejshëm”, theksoi Gjiknuri.

I.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy