Lukova ishte ndalesa e radhës së drejtuesit politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri.
 
I shoqëruar edhe nga kandidati për deputet Adrian Gurma dhe kryetari i bashkisë së Himarës Jorgo Goro, Gjiknuri diskutoi me banorët në lidhje me programin e Partisë Socialiste për zonën e bregdetit.
 
“Ju keni qenë dëshmitarë jo vetëm të këtij investimi por edhe shumë investime të tjera në bashki, qoftë në energjitike, qoftë në infrastrukturën rrugore dhe në shumë gjëra tjera që kjo zonë i meriton.
 
Shanset janë reale sepse njerëzit janë bindur, që është forca më progresiste, që bëri shtet në 4 vjet dhe mbi të gjitha ndërmori edhe reformën e guximshme të drejtësisë.
 
Reforma e drejtësisë do të jetë një garanci për më tutje që shumë nga këto probleme të mbartura që fatkeqësisht nuk i zgjidhëm dot të gjitha në këto 4 vjet, do jenë detyra për 4 vjeçarin e ardhshëm. Garancia e vetme për këtë do të jetë Edi Rama”, nënvizoi Gjiknuri.
 
Më tej, ai ishte i drejtpërdrejtë në nevojën për një votë masive për Partinë Socialiste duke i dhënë asaj shumicën qeverisëse.
 
“Ne na duhen 71 mandate të qeverisim me një mandat të plotë, që është ato gjëra që nuk kanë shkuar dhe aq mirë në disa sektorë të Shqipërisë, ne kësaj radhe ti bëjmë ashtu siç duhet.
 
 Zhvillimi vjen nga investimet e qëndrueshme që krijojnë mirëqenie. Të bërit shtet do krijojë mundësinë edhe për punësim, edhe për mirëqenie”, u shpreh Gjiknuri.


dy.b/shqiptarja.com