Gjiknuri në Gramsh, inaugurohet pallati me banesa sociale, ministri: Ky rast, shembull edhe për Tiranën

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ishte në qytetin e Gramshit ku mori pjesë në inaugurimin e një pallati të ri me banesa sociale ku do të strehohen disa prej banorëve të fshatit Drizë që u prekën nga projekti i ndërtimit të Kaskadës së Devollit.

“Erdha këtu për të parë përfundimet e një tjetër objekti të natyrës sociale i cili është pjesë e projektit të Devoll Hydropower në bashkëpunim me Bashkinë e Gramshit dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky objekt realizon sistemimin e një pjese të banorëve që preken nga zhvillimi i projektit të Kaskadës së Devollit. Për një pjesë tjetër janë ndërtuar shtëpi të reja. Pjesa e mbetur që nuk kishte as tokë është sistemuar këtu në qytetin e Gramshit”, u shpreh ministri Gjiknuri.

Sipas tij, gjatë periudhës nga lëvizja prej banesave të vjetra deri më sot, këta banorë janë trajtuar me qira nga Bashkia e Gramshit dhe me mbështetjen e qeverisë. Më tej, Gjiknuri u ndal edhe tek rasti i Gramshit si një model edhe për trajtimin e banorëve në projektet publike në Tiranë siç është Unaza e Madhe, thuhet në njoftimin e Zyrës së Shtypit në Ministrinë e Infrastrukturës.

“Ne po ndërtojmë edhe shembujt konkret ku banorët që afektohen nga projektet publike do të gjejnë zgjidhje nëpërmjet pagesës dhe këtu i referohem edhe rastit të Unazës së Madhe të Tiranës. Do të trajtohen me tre vite qira të paguar nga Bashkia e Tiranës dhe mbështetur nga qeveria siç është edhe rasti këtu në Gramsh që u paguan nga bashkia. Gjithashtu, do të shikohen me trajtim preferencial për banesa sociale ose kredi të buta për strehimin e tyre. Zgjidhjet nuk mungojnë, ne jemi duke i implementuar këto në zona të ndryshme të Shqipërisë, ku preken nga projekte madhore. Mendoj se ky është një rast konkret që ky projekt mund të zbatohet edhe në Tiranë”, theksoi Gjiknuri.

Kryetarja e Bashkisë së Gramshit Luljeta Dollani gjithashtu tha se zgjidhja që u jepet banorëve të fshatit Drizë me këtë pallat me banesa sociale është optimale.

“Ne kemi dy vjet që këta qytetarë i trajtojmë me qira. Kemi hartuar të gjithë procedurën e nevojshme që ata të hyjnë në këto banesa të reja që me kënaqësi e konstatoj se është me standarde shumë të mira të ndërtimit. Besoj që edhe qytetarët do të ndjehen komod dhe mirë në këtë pallat”, nënvizoi Dollani.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë