Gjiknuri në rajonin nr.3 në Vlorë: Partia e Metës, institucion i korrupsionit zgjedhor! Refuzojeni me votë

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri shoqëruar nga kandidatët për deputete Pranvera Resulaj, Teuta Ramaj dhe Laura Ferhati zhvilloi një takim me banorë të rajonit nr.3 të Vlorës.

Gjiknuri u bëri thirrje vlonjatëve ta përdorin votën si referendum për të dhënë mesazhin se Vlora është vetëm pro zhvillimit.

“Dilni, mos e humbni këtë shans. Duke zgjedhur Partinë Socialiste dhe mirëqënia vjen duke u rritur. Prova që kemi dhënë në këto vite, janë  garancia jonë në të ardhmen. Krahu tjetër nuk ofron asgjë, riciklohen të njëjtat figura, riciklohen të njëjtat premtime dhe pa asnjë provë se çfarë kanë bërë në të kaluarën. Ndaj, nuk kanë asnjë arsye pse të kërkojnë votë këtu. Mos u gënjeni nga premtimet e tyre boshe! Lulzim Basha e provoi kur ishte edhe në bashki. Ne kemi bërë zgjedhjen tonë”, nënvizoi Gjiknuri.

Më tej ai u ndal tek Presidenti Met, që e konsideroi lider të opozitës, për të cilin tha se ka filluar me përccarjet dhe thirrje vëllavrasëse.

“Pasi nuk ja doli dot kjo opozita e Vlorës, tani na sollën përforcime nga Tirana. Erdhi Presidenti, ngriti shtatmadhërinë  e tij këtu dhe tha se do të shpëtoj Vlorën nga korrupsioni dhe nga krimi zgjedhor. Qëllimi i vërtet dihet, pasi partia e tij është për mua institucioni i korrupsionit zgjedhor. Sa herë është provuar ndonjë i kapur gjithnjë del i LSI-së dhe na akuzojnë ne pastaj. Erdhi zotëria tani dhe filloj me përçarje dhe me thirrje vëllavrasëse. Ai e mendon Vlorën sikur Vlora është një fuçi baruti, sikur do ti hedhi shkrepësen dhe vlonjatët do të shpërthejnë! Na shikojnë ne sikur jemi tipa sanguin e mezi presim Ilir Metën të dalim dhe të hedhin në  det kuislingët. Çfarë  do të  thotë  ai me erdha unë me çeta nga Skrapari?! Ne jemi mikëpritës, dimë  ta respektojmë mikun, e vëmë aty në qoshe dhe askush nuk ka të drejtë të na tregojë ne sesi do të bëjmë fushatë, si do komunikojmë me qytetarët apo të na thuash ti sesi duhet të votojnë  vlonjatët. Nëse je vërtet lider i opozitës, dil këtu, jo si President. Në  fakt, ai është lideri i opozitës dhe kur të shkoni të votoni, imagjinoni dhe atë Ilir Metën. Ky është një shans të bëjmë referendum vlonjatshe, e kërkoj referendumin Presidenti para ca kohësh. Le ta fillojë referendumin në Vlorë. Nr 12 është referendum edhe për ta. Ai është  modeli atyre, ne jemi modeli i së ardhmes, ne duam zhvillimin, duam paqen dhe në  25 Prill në do ta tregojmë  më votë!”, theksoi Gjiknuri.

Kandidatja Pranvera Resulaj u tha banorëve se rruga e duhur është vetëm Partia Socialiste dhe skuadra e saj fituese. Teksa listoi arritjet, Resulaj mori angazhimin për të zgjidhur një pas një problematikat që banorët kanë në zonë.

“Ne do të përmirësojmë infrastrukturën, do të bëjmë të mundur të zgjidhim problemin e ujit të pijshëm, të rikonstruktojmë banesat e vjetra. Do të bëjmë të mundur të zgjidhen problemet e legalizimit të mbetura pezull në vitet e shkuara. Ne do të vëmë në funksion administratorët e pallateve, të gjitha këto që ju i keni kërkuar gjatë takimeve tona. Projekte konkrete për më shumë sheshe të gjelbërta, parqe për fëmijët, më shumë qenda pushimi për të moshuarit. Këtë do ta bëjmë në 4 vjeçarin e ardhshëm dhe ne do t’ja dalim. Ne do tja dalim sepse jemi skuadra që shpirtin e ka te fitorja. Jemi skuadra që në Vlorë kemi për drejtues politik një njeri të shkëlqyer që njeh veç fitore. Në 25 Prill vota për Partinë  Socialiste është vota për Shqipërinë, është vota e mirënjohjes për Kryeministrin Edi Rama”, u shpreh Resulaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani