Gjiknuri: Opozita i ka mundësitë të hyjë në zgjedhje, ulemi si në 2017-ën dhe ju japim garanci ekstra për procesin /Video

Nëse opozita do të pranojë të ulet në dialog, mazhoranca duket e vendosur të gjejë mundësinë që PD, LSI dhe aleatët të regjistrohen me kandidatë në garën elektorale të 30 qershorit 2019, duke në kuptuar kështu krijimin e hapësirave ligjore për regjistrimin e kandidatëve për kryetar në 61 bashkitë e vendit. Bashkëkryetari i komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri tha se mazhoranca është e hapur për të bërë ndryshim të ligjit zgjedhor që i ofron të gjitha garancitë për procesin zgjedhor opozitës joparlamentare

Nga Vlora ku u bë para strukturave, prezantimi i kryebashkiakut Dritan Leli si kandidat edhe për më 30 qershor dhe këshilltarëve bashkiak, Gjiknuri tha se ky është nëe vendim që merret nga KQZ, por tha se Partia Socialiste është e gatshme për tu ulur për një marrëveshje, në mënyrë që opozita jokuvendore të regjistrohet në zgjedhje. Ajo që nuk negociohet tha Gjiknuri - është data e zgjedhjeve që do të cënonte kushtetutën nëse ndryshohet. Por çdo kusht tjetër nga opozita për garanci ekstra në procesin zgjedhor - është i mirëpritur - tha deputeti socialist. Damian Gjiknuri përmendi 17 majin e dy viteve më parë, në 2017-ën, kur u arrit marrëveshje mes palëve që PD të hynte në zgjedhje pas protestës në çadrën para kryeministrisë ku PD mori disa ministra teknikë. I pyetur nga gazetarët nëse ka sinjale se mund të ketë një marrëveshje, ai tha seqëndrimi i PD-së duket se nuk po ndryshon, por ftesa e mazhorancës për dialog mbetet e njëjtë, siç edhe kryeministri ka këmbëngulur për tu ulur në tryezë diskutimi.

"Ashtu si dhe në 2017 thoja që mezi pres të hyjë PD për të nxjerrë vlerat e PS-së. Çfarë kemi ne në dorë që së bashku të ndryshojmë ligjin zgjedhor, të ofrojmë mundësi shtesë, ne ja mundësojmë PD dhe ata në çdo kohë janë të mirëpritur për të bërë një garë, siç duhet siç bëmë në 2017 ta bëjmë edhe tani, secili të marrë hakën që i jep populli. Nuk mund të them se ka sinjale, se gjuha e PD nuk po ndryshon, por kryeministri e ka thënë qartë: Hajde flasim, hajde të ulemi. Konfliktet nuk zgjidhen me gjuhë rrugë, por me marrëveshje në tavolinë, por pa cënuar kushtetutën. Ne jemi të gatshëm që pa cënuar kushtetutën të ofrojmë çdo garanci që Partia Demokratike të konkurrojë", tha Gjiknuri.

Prononcimi i plotë i Damian Gjiknurit nga Vlora

Unë e them edhe një thirrje për opozitën, ata kanë shansin që të regjistrohen pavarësisht se kanë tejkaluar afatet , unë e them edhe një thirrje për opozitën, të kenë mundësinë të regjistrohen në zgjedhje dhe të marrin pjesë dhe të konkurrojnë denjësisht në zgjedhje. Ne nuk mund të devijojmë nga rruga jonë kushtetuese, dhe 30 qershorin do ta çojmë deri në fund.

Unë dëshiroj që DP të bëhet pjesë e garës sepse ne na shijon fitorja me kundërshtarë të fortë. Partia Socialiste i ka të gjitha mundësitë t'i fitojë të gjitha bashkitë në qarkun Vlorë edhe me kundërshtarë. Unë uroj përditë që të kemi kundërshtarë

Ashtu si dhe në 2017 thoja që mezi pres të hyjë PD për të nxjerrë vlerat e PS-së në zonën e Vlorës

Ne si parti politike jemi të gatshëm të ulemi në një marrëveshje, të dialogojmë me ta, që mundëson hyrjen e tyre në zgjedhje. Që do të thotë, çfarëdolloj kushti që ata kërkojnë sa i përket çështjeve të zgjedhjeve: garanci ekstra, jo shtyrje zgjedhjesh sepse datën e përcakton ligji dhe kushtetuta, nuk e ka në dorë PS. Çfarë kemi ne në dorë që së bashku të ndryshojmë ligjin zgjedhor, të ofrojmë mundësi shtese, ne ja mundësojmë PD dhe ata në çdo kohë janë të mirëpritur për të bërë një garë, siç duhet, siç bëmë në 2017 ta bëjmë edhe tani, secili të marrë hakën që i jep populli

Pyetje nga gazetaret: Ka sinjale se mund të ketë marrëveshje?

Nuk mund të them se ka sinjale, se gjuha e PD nuk po ndryshon, por kryeministri e ka thënë qartë: Hajde flasim, hajde të ulemi. Konfliktet nuk zgjidhen me gjuhë rrugë, por me marrëveshje në tavolinë, por pa cënuar kushtetutën. Ne jemi të gatshëm që pa cënuar kushtetutën të ofrojmë çdo garanci që Partia Demokratike të konkurrojë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Syrjahu: 17/05/2019 00:34

    KUR PASKA DALE GJIKNURI NGA BURGU?

    Përgjigju
  • Gomari Qazos në votime: 16/05/2019 23:33

    Me këto që thot Gjiknuri i bie që partia e Patozit BDI është parti e majtë, sepse ky po thot që votuesit skanë alternativë të djathtë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar