Gjiknuri: Opozita nuk zhduket se doli në rrugë, Rudina Hajdari: Përpiqesh të lash hesapet me PD

Deputeti socialist Damian Gjiknuri i propozuar për të drejtuar Komisionin e Posacëm për Reformën Zgjedhore ka kujtuar edhe njëherë kërkesën për Partinë Demokratike lidhur me diksutimin për përcaktimin e Reformës Zgjedhore. Gjiknuri tha se se edhe opozita parlamentare dhe ajo jo parlamentare kanë të njëtat të drejta.

"Opozita e dikurshme parlamentare ka dalë jashtë parlamentit. Ka një gurpi që përfaqëson opozitën ne Kuvend. Reforma duhet të jetë e gjithë pranuar. Ata që ankohen këtu në sallë Edhe opozita parlamentare dhe ajo jo paralmentare kanë të njëjtat të drejta. Komisioni ka një përfsqësues të opozitës që ka të drejtën të kundëërshtojë.

Kjo është një e drejtë që ata duhet ta shfrytëzojnë. ne nuk mund të bëjmë eksperimente duke ndryshuar kodin një muaj para zgjedhjeve. Por nëse ka një propozim nga ana e tyre ne e mirëpresim.Ne jemi të gatshëm që të presim opozitën në tavolinën zgjedhore. Sistemi zgjedhor nuk është ccështje që zgjidhet brenda një muaji. ky vullnet i mirë i maxhorancës nuk ka pse të vihet në diksutim. Kemi një opozitë që është në rrugë dhe kanë mbështetësit e tyre. Nuk mund të themi se u zhduk opozita se doli jashtë se është absurde. ka dhe një grupim tjetër brenda salle.

Ne jemi të vendosur ta pranojmë këtë komision. Problemet që diksutohen sot duan kohë edhe është e pamundur që të diksutohen për të këto zgjedhje. Ky proces është i mundur të realizohet nëpërmjet kësaj reforme. Nëse opozita ka propozime konkrete ne jemi të gatshëm t'i diskutojmë në këtë komison. Ata që kërkojnë të mos marrin pjesë në zgjedhje është zgjedhja e tyre.

Nëse keni propozime me vlerë për reformën zgjedhore hajde t'i dikustojmë në komision. Oferta e maxhorancës qëndron. Ndërkombëtarët i japin mbështetje qeverisë. Produkti i dalë nga ky komision do ccohet për ekspertizë pranë OSBE. Edhe opozita nëse do dojë të vijë ndonjëherë në pushtet do vijë në bazë të reformës së re zgjedhore", u shpreh Gjiknuri.

Menjëherë pas tij ka replikuar deputetja demokrate Rudina Hajdari e cila ka akuzuar Gjiknurin për afera korruptive dhe se i shtrin dorën opozitës për shkak se do të lajë hesapet me ta.

"Se ku e kam hallin do ta shikojmë sepse halli im është për shqiptarët ndërsa halli yt është dikur tjetër. Ti i shtrin dorën opozitës që nuk është këtu. Keni ngelur këtu dhe katër njerëz po drejtojnë fatet e të gjithë Shqipërisë, bashkë me ty që e ke shkatërruar Shqipërinë me HEC-et dhe me 450 milionë euro investime ne CEZ. Ti vjen këtu për të larë hespet me PD. Ketu do bëhet Kuvendi ashtu si e meriton Shqipëria", u shpreh Hajdari.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bravo: 04/04/2019 11:40

    Bravo Rudina, trime por dhe e zgjuar, vazhdo perpara, shqiptaret i ke me vehte!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja