Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka organizuar sot një takim me përfaqësues të dhomave të tregëtisë dhe biznesit. Në qendër të diskutimve ishte tema e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike. Damian Gjiknuri është shprehur se Operatori i Shpërndarjes së energjisë ka planifiakuar investimet që mbështesin këtë projekt.
Sipas ministrit edhe Banka Botërore është një mbështetje e rëndësishme për realizimin e këtij projekti që synon krijimin e një tregu të brendshëm dhe më pas një treg bilateral me Kosovën dhe vendet e tjera fqinje.
Gjiknuri është shprehur se po punohet që të hiqen të gjitha barrierat që më në fund të shrytëzohet avantazhi i burimeve hidrike me kosto të ulët. Ky projekt do mbështetet me investime në Rrjetin e Shpqrndarjes me vlerë rreth 100 milionë Euro dhe me një infrastukturë modern të matjes.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com