Gjiknuri për 'Zgjedhoren': Ja kërkesat e opozitës që kemi pranuar! Vota emigrantëve? KQZ ta mundësojë me akt normativ

Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, zbuloi në Kuvend disa nga pikat që opozita ka kërkuar për zgjedhoren dhe janë pranuar nga mazhoranca. Gjiknuri tha se është pranuar përfshirja e teknologjisë në zgjedhje në të gjithë  vendin duke shkuar përtej rekomandimeve të ODIHR, ndërsa theksoi se dhe trajnimi i nëpunësve që do të marrin pjesë në sistemin zgjedhor do të jetë një skemë e hapur që do të mbikëqyret nga përfaqësuesi i opozitës.

"Falënderoj ndërkombëtarët që na mbështetën për të arritur një marrëveshje të mirë, ku asnjë nuk humbi, po të gjithë dolën të fituar. Me pak fjalë edhe kërkesa e opozitës ka qenë menaxhimi i mirë i zgjedhjeve. Ne pranuam kërkesën e opozitës për identifikimin, duke pranuar që personi që merret me këtë të zgjidhet nga opozita. Nga ana tjetër, ka qenë skena e nëpunësve, që do të jetë me detyrim të shkojnë në trajnimin zgjedhor. Trajnimi do të jetë një skenë e hapur që do të mbikëqyret nga përfaqësuesi i opozitës, që do të ngarkohet posaçërisht me këtë punë", tha Gjiknuri.

Edhe në lidhje me zgjedhjen e komisionerëve në qendrat e votimit dhe numërimit, Gjiknuri u shpreh se ato do të zgjidhen me short, ku 3 do të menaxhojnë procesin dhe dy do të jenë vëzhgues politik. Për të garantuar edhe më shumë opozitën, Gjiknuri tha se i është mundësuar dhe kërkesa për të monitoruar çdo qendër votimit.

"Komisionerët do të caktohen me short, do jenë 3 zyrtarë që do të menaxhojnë procesin, që do të kenë dhe dy observues politikë. Përtej kësaj, kërkesa e opozitës ka qenë edhe për garanci shtesë për procesin. Do të jenë dy numërues zyrtarë të përzgjedhur rastësisht me short, dhe përfaqësues politikë. Kanë kërkuar monitorim në cdo qendër votimi dhe iu është dhënë kjo. Puna e çdo numëruesi është e verifikueshme", tha Gjiknuri.

Në lidhje me votën e emigrantëve, Gjiknuri tha se kjo çështje i është deleguar KQZ-së që më akt normativ të mundësojë votimin në distancë dhe se kodi i ri do të garantojë se vota e tyre nuk do të preket.

"Për sa i takon emigrantëve, ne votën e emigrantëve e kemi deleguar që KQZ me akt normativ ta mundësojë votimin në distancë. E drejta është e garantuar ndërsa procedurat do të zgjidhen me akt nënligjor. Besoj se me një manaxhim civil, administrativ por dhe me vëzhgimin partiak, Shqipëria ka mundësinë që ti bëjë zgjedhjet më të mira se sa i ka bërë kurdoherë tjetër. Të gjitha forcat duhet të lënë retorikën politike në këtë rast, të mos pengojnë integrimin dhe nëse mendojnë se kanë avantazhe elektorale le të shkojnë të bashkëbisedojnë me qytetarët dhe ti mobilizojnë ata për vota. Vota e tyre nuk do të preket dhe ky kod i ri, jam i bindur që do ta garantojë këtë", tha Gjiknuri.

Kërkesat e opozitës për rolin  e policisë, prokurorisë janë pranuar tha Gjiknuri ndërsa kërkesa për qeveri teknike është hedhur poshtë dhe se për këtë u tërhoq dhe opozita pas diskutimeve të gjata. 

"Ndëshkimi nuk është vetëm penal, por përjashtohen përjetësisht nga shërbimi civil dhe pjesëmarrja në procese pune. Nga ana tjetër, të gjitha kërkesat shqetësuese të opozitës, qoftë për rolin e policisë, qoftë për atë të prokurorisë, janë pranuar. Qeveria teknike nuk mund të ishte kërkesë, dhe më vjen mirë që opozita reflektoi për këtë. U qartësuan edhe shumë pika të tjera dhe më vjen mirë opozita ka ardhur aty ku është. Ky do të jetë procesi i parë në Shqipëri që do të mundësojë një votim të pastër në vend", tha Gjiknuri.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mashtruesi per votat e emigranteve: 05/06/2020 01:34

    Mashtruesi ed Rama duhet ti NDALOHET dhenja evizes ose ne te kunder ten po erdhi me ne New York d m Th ne Staten Island te mike I tij miljonere te ORGANIZOHEN PROTESTA Rama IK

    Përgjigju
  • Opordhutare: 04/06/2020 16:20

    Oprdhite e leshit te Curres.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!