Gjiknuri prezanton Majkon si drejtues politik në Kukës: Tregojmë vëmendjen e shtuar të PS për këtë qark

Gjiknuri prezanton Majkon si drejtues politik në Kukës: Tregojmë vëmendjen e shtuar të PS për këtë qark

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ka prezantuar sot në Kukës, Pandeli Majkon si drejtuesin e ri politik në këtë Qark.

Në një postim në rrjete sociale, Gjiknuri thekson se angazhimi në këtë detyrë i një ish-Kryeministri dhe një prej figurave kryesore të PS-së, tregon qartë për vëmendjen në rritje të kësaj force politike për qytetarët e Kukësit, Hasit e Tropojës.

“Në Kukës ku prezantova para strukturave të Partisë Socialiste Pandeli Majkon si drejtuesin e ri politik të këtij Qarku.  Shpreha bindjen se Z. Majko do të jetë në gjendje që falë eksperiencës së gjatë politike t’u gjendet sa më pranë qytetarëve të këtij Qarku, jo vetëm duke ndikuar në shtimin e projekteve të qeverisë dhe donatorëve, por edhe nxitjen e nismave të përbashkëta ekonomike/zhvilluese me komunat më të afërta kufitare në Kosovë. Angazhimi në këtë detyrë i një ish-Kryeministri dhe një prej figurave kryesore të familjes sonë politike tregon qartë për vëmendjen në rritje të Partisë Socialiste për qytetarët e Kukësit, Hasit e Tropojës”, shkruan Gjiknuri.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/10/2022 03:47

    Po pse keshtu fitohen zgjedhjet?! Nuk mesuat nga Xhaxhi si behet politika ne Shqiperi?! Enveri kur donte t'i shtronte ne dru,dergonte jugoret ne veri dhe verioret ne jug,por kur donte t'i bente per vete,drejtuesit vendore i zgjidhte nga zonat perreth.Tani qe derguat Majkon ne Kukes //i fituat// zgjedhjet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro