TIRANE, 29 Korrik/ATSH/-. Suksesi i sekorit elektroenergjetik do të shihet atëherë kur ky sektor nga barrë për qytetarin e buxhetin do të bëhet fitimprurës, deklaroi ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, ndërsa siguroi se vitin e ardhshëm do të hidhen hapat e parë të liberalizmin e tregut të energjisë.
Duke folur në 300 ditët e qeverisjes, Gjiknuri theksoi se janë ndërmarrë një sërë reformash, por për shkak të gjendjes së rëndë në të cilën e gjetëm ekonominë do të dojë kohë për të parë rezultate konkrete.
"Nevojitet plan agresiv, investime, target shumë të qartë dhe mirëmanaxhim shumë të mirë të kompanisë që të shihen rezultate më të forta", tha Gjiknuri, referuar kompanisë së Shpërndarjes së Energjisë, tashmë me emër të ri, OSHEE.
Por, thekson ai, nuk varet vetëm nga menaxhimi, por edhe nga masat e tjera që do të ndërmerren, përfshirë edhe ndryshimet në Kodin Penal, ku vjedhësi i energjisë do të shkojë në burg dhe ku institucionet publike, faturën e parë që duhet të paguajnë, të jetë ajo e energjisë elektrike.
"Energjia duhet të shihet si mall i rëndësishëm që mund të cënojë edhe sigurinë kombëtare të këtij vendi, në qoftë se sistemi nuk do të kthehet në një balancë të plotë energjitike", theksoi Gjiknuri. Sipas tij, vetëm një sektor likuid mund të jap mundësinë për gjenerimin e investimeve private në këtë sektor. Vendi, tha Gjiknuri, ka nevojë për burime të reja. Gjiknuri po ashtu siguroi për transparencë në dhënien e kontratave të hidrokarbureve. Sa i takon Bulqizës, ai premtoi reforma të rëndësishme që brenda 6 muajsh t'i jepet fund kaosit në këtë zonë.
Ndërkohë, zëvendëskryeministri Niko Peleshi theksoi në fjalën e tij se energjia është një ndër sektorët strategjik prioritare për qeverinë shqiptare. Ne, tha ai, kemi një potencial të madh hidrik, i cili shfrytëzohet vetëm në 30 % të kapacitetit të tij. "Nuk na mungojnë burimet, por për fat të keq në këto 20 vite i kemi keqmanaxhuar dhe energjia nga një sektor që duhet të mbante një barrë të rëndësishme në buxhet, sot është një barrë e madhe në fakt për buxhetin e shtetit", deklaroi Peleshi.
Kompanitë tona energjitike me borxhet e mëdha jo vetëm të trashëguara, por edhe atyre që krijohen dita ditës për shkak të trashëgimisë së tyre, vijoi Peleshi janë kthyer në shqetësimin kryesor të qeverisë së re. Ai paralajmëroi një paketë masash për energjinë të hartuar edhe me ekspertë ndërkombëtar që jo vetëm fotografon gjendjen aktuale në të cilën ndodhet ky sektor, por edhe përcakton drejtimet ku do të ecim në të ardhmen. Peleshi vuri në dukje se Ministri Gjiknuri ka rezistuar dhe refuzuar opsionin e rritjes së çmimit të energjisë për të shëndoshur buxhetin e kompanisë e shpërndarjes /a.gjonaj/./a.g/
/Shqiptarja.com