Gjiknuri takim me Schütz në Berlin: Gjermania mbështetje të fortë integrimit të Shqipërisë në BE

Gjiknuri takim me Schütz në Berlin: Gjermania mbështetje të fortë integrimit të Shqipërisë në BE

Damian Gjiknuri dhe Susanne Schütz

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri zhvilloi një takim në Ministrinë e Jashtme Federale të Gjermanisë, me Susanne Schütz, Drejtoreshë për Europën Juglindore, Turqinë, OSBE-në dhe Këshillin e Evropës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjiknuri nënvizon se, thellimi i bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve dhe forcimi i institucioneve të reja të drejtësisë ishin në qendër të diskutimit të frytshëm me ambasadoren Schütz.

“Në Ministrinë e Jashtme Federale ku pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me ambasadoren Susanne Schütz, një mike e Shqipërisë e cila aktualisht mban detyrën e Drejtoreshës për Europën Juglindore, Turqinë, OSBE dhe Këshillin e Evropës në qendrën e diplomacisë gjermane. Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe mbështetja e fortë e Gjermanisë, thellimi i bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve, forcimi i institucioneve të reja të drejtësisë, lufta ndaj korrupsionit dhe proceset e pritshme të reformave ishin në qendër të diskutimit të frytshëm me ambasadoren Schütz”, deklaroi Gjiknuri.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Protesta e dhunshme para bashkisë, reagon dhe ambasada e Italisë: Dënojmë aktet e dhunës, të pajustifikueshme

Protesta e dhunshme para bashkisë, reagon dhe ambasada e Italisë: Dënojmë aktet e dhunës, të pajustifikueshme