Gjiknuri takon studentët e Politeknikut: Tregu ka nevojë për profesionistë të rinj

Gjiknuri takon studentët e Politeknikut: Tregu ka nevojë për profesionistë të rinj

Ministri Damian Gjiknuri me të rinjtë

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, zhvilloi një bashkëbisedim me një grup studentësh të Universitetit Politeknik të Tiranës, me të cilët diskutoi përspektivën e zhvillimit të këtyre dy sektorëve.

Ministri inkurajoi të rinjtë që të përqëndrohen tek profilet e inxhinierive si rruga më e mirë për të siguruar të ardhmen e tyre në tregun e punës.

Me vjen mirë që ka një grup profesionistësh, të rinj, studentë, të cilët kanë të bëjnë me fushën me të cilën mua më ka rënë të ndaj përgjegjësitë në këtë qeveri. Nganjëherë e gjejmë të vështirë të gjejmë të rinj që shkojnë në shkencat teknike, aq më tepër që ndjekin fusha si inxhinieria, arkitektura, apo pjesa që lidhet me zhvillimin urban. Dua vërtet t’ju përgëzoj dhe ndihem mirë sepse e kam parë edhe në punën time sesa e vështirë është në këto kohë të gjesh njerëz të duhur, të talentuar.

Ministri Damian Gjiknuri

Në vlerësimin e tij, tregu i punës ka kërkesë për këto profile dhe kryesisht pas viteve 90’ vihet re një mungesë e burimeve njerëzore.

Nevoja është shumë e madhe. Ka nevoja shumë për pjesën inxhinierike, ka shumë projekte, inxhinieri ndërtimi, konstruktori, apo qoftë gjeologu në fusha jo vetëm tek miniera. Gjeologjia është baza. Sa më mirë të njohësh gjeologjinë aq më i sigurtë është edhe projekti. Të gjitha dështimet që kemi ne në projekte publike po ta vini re, vijnë kryesisht për shkak të dështimeve gjeologjike. Pse?! Sepse nuk janë bërë studimet siç duhet, i kanë rënë shkurt, i kanë bërë nga kompiuteri ose janë mjaftuar me disa të dhëna, pa marrë kampione, pa bërë analizat e shtresës së nëntokës dhe të gjitha këto kanë sjellë që në shumë nga këto projekte të famshme të ‘kërcejë’ çmimi. Ju e keni pare, që nga projektet e mëdha si rruga Durrës-Kukës, apo Rruga e Elbasanit, projekte shumë të rëndësishme, por kostot kanë vajtur të larta pikërisht nga mungesa e bërjes së punës siç duhet nga pikëpamja e projektimit.

Ministri Damian Gjiknuri

Më tej, ministri inkurajoi të rinjtë të fokusohen edhe në dy fusha konkrete me përspektivë si sistemi hekurudhor dhe efiçenca e energjisë.

Hekurudha është degraduar me vite. Ne po fillojmë një projekt shumë të rëndësishëm Tiranë-Durrrës, rreth 100 milion euro me mbështetjen e BERZH-it dhe të Komisionit Europian. Do bëjmë një hekurudhë moderne Tiranë-Rinas, Tiranë-Durrës, pra do të ketë një lëvizshmëri të shpejtë, një tren të shpejt, komod si në Europë. Kjo do të hapë edhe një fushë të re sepse inxhinieria hekurudhore këtu ka dalë jashtë loje. Unë e kam vënë re që mungojnë profesionistë në këtë fushë. Bërja e kësaj vepre të re dhe qoftë ringjallja e hekurudhës edhe me projekte të tjera që jemi duke aplikuar për të lidhur Shqipërinë me Greqinë apo me Maqedoninë do të krijojnë një fushë tjetër shumë të mirë, qoftë për inxhinieri civile për hekurudhat, por qoftë edhe nga pikëpamja e transportit hekurudhor, se këto janë fusha të ndërlidhura.

Ministri Damian Gjiknuri

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë