DOKUMENTI/ PS dorëzon tjetër padi në SPAK për zbardhjen e 21 janarit: Kush e dha urdhrin për 4 vrasjet në Bulevard, Basha apo Berisha? Shqiptarët duan drejtësi

TIRANË- Pas kallëzimi të bërë nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, sot Partia Socialiste ka depozituar në SPAK një tjetër padi ku kërkon zbardhjen e 21 janarit, ku kallëzon penalisht për vrasje në rrethana cilësuese ish-kryeministrin Sali Berishën, ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Bashën dhe ish-kreun e Gardës Ndrea Prendin. Në një dalje për mediat nga selia rozë, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri nënvizoi se faktet e reja të bëra publike në media tregojnë qartë se urdhrat për të shtënë me armë zjarri ndaj protestuesve janë dhënë nga funksionarë të lartë shtetërorë për të shtënë ndaj personave të pafajshëm. Sipas Gjiknurit  s'ka qytetar që nuk e ka kuptuar se urdhëruesit e këtyre vrasjeve ishin Sali Berisha e Lulzim Basha.

“Partia Socialiste e Shqipërisë do të depozitojë sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) një kallëzim penal ndaj shtetasve Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Ndrea Prendi për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” referuar ngjarjes tragjike të 21 Janarit 2011. Dialogjet e bëra publike midis ekzekutorëve, e tregojnë qartë se vrasjet u urdhëruan nga lart dhe u përgatitën me një gjakftohtësi kriminale, e cila nuk ka asnjë lidhje me ligjin për Gardën e Republikës! Ne e kemi drejtuar gishtin tek Sali Berisha menjëherë pas ngjarjes tragjike! Nuk besoj të ketë patur qytetar që në mos atë ditë, në ditët, javët e muajt pasues, të mos e ketë kuptuar se urdhëruesit e këtyre vrasjeve ishin Sali Berisha e Lulzim Basha. Atë që të gjithë e dinim dhe e treguam me gisht, drejtësia e kohës zgjodhi të mos e shikonte, besonte po as dhe ta hetonte! Për fat të keq, edhe drejtësia e re është treguar deri më tani e pafuqishme për të hequr pluhurin e harresës mbi këtë dosje e për të zbardhur plotësisht këtë krim!  Prova e re e bërë publike në media , përmban të dhëna mbi fakte të reja që nuk i janë nënshtruar ndonjëherë hetimeve e gjykimeve të mëparshme. Në dinamikën e komunikimeve, rezulton qartë se janë dhënë urdhëra për të shtënë me armë zjarri ndaj protestuesve, urdhra të cilët nisin nga persona të tjerë, funksionarë të lartë shtetërorë”, tha Gjiknuri.

Gjiknuri thekson se përfshirja e ministrit Lulzim Basha në komunikim me radio rezulton e provuar katërcipërisht dhe ky fakt krijon dyshime të arsyeshme bazuar se ndërhyrja e tij në lidhje të drejtpërdrejt me efektivin e gardës është bërë me porosi për të dhënë urdhrin e Sali Berishës, i kallëzuari tjetër, si personi më i fuqishëm në atë kohë. 

“Nga deklarimet e bëra publike para dhe pas ngjarjes, të të kallëzuarit Sali Berisha, ish-Kryeministër, krijohet bindja përtej çdo dyshimi se ai vet ka qenë në drejtimin e veprimeve të Gardës nëpërmjet komunikimit direkt me të kallëzuarit Lulzim Basha dhe Ndrea Prendi.  Provat e reja janë vendimtare tashmë, e të mjaftueshme për të ndryshuar vendimin e Gjykatës së Apelit për Ndrea Prendin pasi nuk kemi të bëjmë me një “Vrasje nga pakujdesia” por me një “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”. Po sipas këtyre provave, janë krijuar kushtet e mjaftueshme për të regjistruar nga SPAK të një procedimi penal ndaj Sali Berishës dhe Lulzim Bashës për veprimet e kryera në 21 Janar.  Partia Socialiste i kërkon Prokurorisë së Posaçme të zhvillojë hetime konkrete, gjithëpërfshirëse ndaj të kallëzuarve si dhe personave të tjerë të përfshirë në vrasjen e katër shtetasve”, shtoi ai. 

Gjiknuri i bën thirrje organeve të drejtësisë që t’i shkojnë deri në fund zbardhjes së kësaj ngjarje dhe vendosjes para përgjegjësisë të urdhëruesve të vrasjes së 4 protestuesve të pafajshëm në bulevard.

“SPAK duhet të zbulojë pse Sali Berisha dhe Lulzim Basha ishin në krye të operacionit të Gardës në 21 Janar kur NUK e kanë për detyrë ligjore për të bërë një gjë të tillë!? SPAK duhet të zbulojë se kush ishte autoritet i lartë nga i cili Ndrea Prendi priste dhe mori urdhra!?  SPAK duhet të zbulojë kush dhe pse ja nxiu syrin Komandantit të Gardës!?Partia Socialiste e Shqipërisë nuk është pushtet gjyqësor! Provat e reja janë të mjaftueshme! Të dyshuarit kanë emra dhe mbiemra konkretë! Organet e drejtësisë nuk mund të flenë më mbi këtë dosje gjaku. Duhet vepruar tani, çdo ditë e humbur është vonë. Prandaj i bëjmë thirrje prokurorisë që të marrë në vlerësim të gjithë provat e reja dhe ta çojë deri në fund këtë çështje për interesin publik”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri.

Report Tv zbardhi një ditë më parë kallëzimin e plotë që ministri i drejtësisë Ulsi Manja bëri në SPAK për ish-kryeministrin Sali Berisha, ish ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha si edhe ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi duke i akuzuar për “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Shpërdorim detyre”.

Në dokument i referohen audio-përgjimit, që xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika ia ka dhënë gazetarit, ku sipas tyre rezultojnë të dhëna të reja si dhe fjalë konkrete të të kallëzuarit Ndrea Prendi gjatë zhvillimit të kësaj ngjarje dhe del në pah më së miri dhënia e urdhrave për të shtënë me armë zjarri ndaj protestuesve, urdhra të cilët nisin nga persona të tjerë, funksionarë të lartë shtetërorë, siç janë të kallëzuarit e tjerë, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha.

Prokuroria e Tiranës njoftoi se ka nisur verifikimin e materialit të publikuar në media ditët e fundit ku pretendohet për një audio përgjim të komunikimeve të Gardës së Republikës më 21 janar 2011, kur mbetën të vrarë nga plumbat e gardistëve 4 protestues të opozitës. Burime për Report Tv nga prokuroria bëjnë me dije se i është lënë detyrë Policisë së Shtetit që ta sekuestrojë materialin e përmendur. Këtë kasetë e ka xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika, por në intervistën që dha për Report Tv, ai tha se ka refuzuar që këtë kasetë t’ia japë prokurorisë së Tiranës duke thënë se e ka humbur besimin te ta, duke këmbëngulur që do ia japë vetëm SPAK.

KOMUNIKIMI I PARË
Ndrea Prendi: Alfred dëgjon?
Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj
Ndrea Prendi: Po afrohen shumë, duhet të jeni gati për zjarr
Alfred Ahmetcenaj: Po të kuptova drejt.

KOMUNIKIMI I DYTË
Komandanti i Gardës Ndrea Prendi: Të mbahen armët në dorë gati për zjarr. Të mbahen armët në dorë gati për zjarr në ajë. Pastaj kur të them unë në trup.
Ndrea Prendi: Artan (Artan Hoxha, zv komandanti i Gardës). Dëgjon? Artan dëgjon?
Artan Hoxha: Dëgjoj, dëgjoj.

KOMUNIKIMI I TRETË
Ndrea Prendi: Me të kaluar gardhi i telave do hapet zjarr luftarak
Artan Hoxha: Kuptova, kuptova
Ndrea Prendi: Ky është urdhëri, Dashamir dëgjuat
Dy efektiva të njësisë speciale: Alfred (Alfred Ahmetcenaj) ta-ta-ta gjakos (urdhëri për të vrarë)

Komunikimi në vijim është sikur nuk ka ndodhur asgjë, madje nuk përmendet në asnjë moment që ka të vrasë apo të plagosur.

I panjohur: 260 i Luanit, dëgjon?
260 i Luanit: Ju dëgjoj
I panjohur: Të kërkon ministri, këtu në radio

KOMUNIKIMI I KATËRT
Audio: Menjëherë dëgjohen të shtëna tek e tek, sërish dëgjohen 8 të shtëna radhazi një nga një.
Ndrea Prendi: Alfred?
Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj (dëgjohen 2-3 të shtëna tek e tek)
Ndrea Prendi: Kujdes municionin! Kujdes municionin!

KOMUNIKIMI I PESTË
Ndrea Prendi: Martin më dëgjon? Agim më dëgjon? Agim? Agim? 202 i Tufanit (kodi i radios) më dëgjon?
202 i Tufanit: Këtu jam. Ngjitur, ngjitur.
Ndrea Prendi: Alfred, një grup i njësisë speciale këtu tek porta numër 2.
Alfred Ahmetcenaj: Të kuptova
Ndrea Prendi: Artan më dëgjon
Artan Hoxha: Dëgjoj
Ndrea Prendi: Le ta djegin pemën nuk ka problem
I panjohur: 260 e Luanit?
I panjohur: Luani 3”.

(Kliko këtu ) Kallëzimi penal i PS për 21 janarin

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pali: 26/01/2023 03:49

    Po he pra kush e dha? Sipas ligjit autoritetin e kishte kreu i Gardes. Edhe provat tregojne njesoj pra Prendin! Po a e ka bere me koke te vet? Patjeter qe jo. Pra edhe Basha edhe Berisha jane te dy pergjegjes. Vetem se nuk ka prove. Ose Prendi ose Basha duhet te bashkepunojne me drejtesine dhe vene me shpatulla pas muri Berishen dhe vrap ke 313. E zgjidhem punen e urdherit. Mbeten ca pyetje te tjera. Psh kush ideoi, organizoi rekrutoi dhe financoi nje grup te armatosur gangesteresh neper malesite e Shkodres per te kryer dhune ekstreme ne tubim dhe perplasur popullaten e qete protestuese me organet e rendit???? Ne menyre qe te ndante Meten me Salen e ta merrte vete pastaj? Ne menyre qe te fitonte ca pike ne PR? Kush pra? Rama, Gjinushi, Ruci apo Doshi e Frroku??? Kush pra po shijon perandorine e korrupsionin mbi gjakun e ketyre te pafajshemve???

    Përgjigju
  • Gjergj: 25/01/2023 17:02

    Saliu kriminel, vrasès, hajdut ordiner? Po, pèr kètè dhamè 1 milionè vota, pasi bulevardi u la me gjak tè pafajshmish. Çfarè morèm prej saj? Metè hajdutin president, me votat e shqiptarève qè donin tè kundèrtèn. Dhe njè dekadè mè vonè, shohim Gjiknurin (i virgjèri) qè "kallèzon" Berishèn pèr vrasje. MÈ VJEN PÈR TÈ VJELLÈ.!!!

    Përgjigju
  • emirjon: 25/01/2023 14:12

    ju deshen 10 vjet ne pushtet per nje padi dmth .....nuk ndryshoni fare nga saliu ....

    Përgjigju
  • populli: 25/01/2023 11:35

    Eshte e vertete qe ne nuk po i shohim akoma begatite e qeverisjes Rama, por te jemi te sigurte se qeveria po hedh themelet e nje demokracie te forte. Ne vitin e 5-te te mandatit te 16-te te qeverisjes Rama ne do te behemi me te forte se Amerika. Mjafton te vashdojme dhe ta votojme kete qeveri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Bllokohet aksi nacional Gjirokastër-Përmet, shkak rënia e inerteve nga lartësitë

Bllokohet aksi nacional Gjirokastër-Përmet, shkak rënia e inerteve nga lartësitë