Topalli: Skeç, ju ka mësuar kryetari për këtë.
Gjiknuri: Po po dhe ju që akome se keni hequr. Akti i dytë, mars 2013. Sali Berisha: “Qyetarë të Gramshit për një muaj do fillojmë punimet”
Topalli: Pse nuk shkove te ajo rruga ti?
Gjinuri: Po lere rrugën moj, ti s`ke qenë ndonjëherë andej.
Topalli: Po pse mërzitesh mo, kur të them që s`ke qenë. Pse ke frikë nga rruga e re. Shko shife rrugë, se mbete vetëm nëpër televizione.
Gjiknuri: Ti s`ke qenë ndonjëherë andej, dhe një herë që shkove ike se të ra stenda. Je bërë anektodë e asaj zone.
Topalli: Ti shëtit nëpër televizione. Në atë zonë nuk të shohin kurrë.
Gjiknuri: Nuk ka më nevojë për aktin e tretë të mashtrimit që investitorët do të shkojnë së shpejti. Dihet që jo.
Topalli: Damian unë do të marr me vete për të parë rrugët e reja pas 23 qershorit. Po do vish me mua, do të marrë unë.
Ruçi: Dua ta falenderoj kryeministrin për ngjyrën e kravatës, mirë se erdhe te ngjyra e Rilindjes.
Topalli: Është vishnje mor, ju e keni pink.
Ruçi: Kur vjen në seancë vjen si kryeministër dhe ke kohë e tribuna të tjera ku të shpalosësh alternativat tuaja. Bujrum në debat me Edi Ramën.
Berisha: Nuk ke faj ti se dhe ngjyrat ua ka ngatërruar piktori me shkarravinat e tij. Kjo nuk është mavi siç jeni ju, partia mavi.Tani do t`iu kujtoj një poezi, se Namiku i ka qejf poezitë. “Këtë këmishë ngjyrë mavi dhe këto çizme t`i kam falur, sikur....më mirë veten kisha varur. Ti zoti Ilir jo sikur në këmbë të jesh por dhe të fluturosh në sallë, në listë nuk do jesh se ti nuk firmos në letër të bardhë. Edhe Shega iku se e dinte që këtë do t`i thoja.
Nga salla: O mashtrues. O gënjeshatr
Ruçi: Ke thënë se do të reduktoje administratën me 10 % dhe shpenzimet e tyre me 15 %. Si jemi sot? I premtove shqiptarëve se qeveria do të konsiderojë ngritjen e universitetit të Administratës publike? Ku është ky? Një rritje e shpejtë ekonomike do të hapte 160 mijë vende pune. Të gjitha rrugët i keni ngitur o në kohën e Austro-Hungarisë ose të Italisë. Enveri i zgjeroi dhe i asfaltoi, hapi rrugët e fshatrave. Këtë po bëni dhe ju.
Topalli: Sajmir Tahiri nuk ka ardh sot. Ka shku te baba.
Berisha: Administrata jonë është një ndër 10 më të voglat në botë. Qeveria shkurtoi me 30% administratën shtetërore. Vetëm në Shqipërinë mavri eksizton ideja se Shqipëria nuk ka marrë investime të huaja. Shqipëria radhitet në vendin e 18 në botë për aftësinë thithëse të investimeve të reja. Në 2009-2013 pati investime të huaja me 316%. Si mund të errësoni atë që është arritur?Nëse kemi punësuar 200 mijë, 4 vitet që vijnë do të punësojmë 250 mijë shqiptarë. Kjo Shqipëri nuk është rozë, nuk është bulevard me lule.
Topalli: Keni votuar kundra rritjes së rrogave dhe keni votuar për të rritur taksat, keni bërë hipokrizi për 4 orë rresht.
Ahmetaj: Ju sapo i refuzuat 65 milionë euro shqiptarëve, duke mos marrë parasysh propozimin tonë për të ulur taksat.
Topalli: Vazhdo mashtro. Parole, parole kryetari juaji është vetëm parole parole, ju sapo votuat kundër rritjes së rrogave dhe heqjes së tatimeve me 10 %.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.03.2013
Redaksi Online
(b.m.shqiptarja.com)