Gjiknuri: Vlora e mbajti fjalën, le ta mbajë edhe Ilir Meta duke dhënë dorëheqjen! Me sulmet e padrejta na energjizoi më shumë dhe i humbi mandatin dhe LSI-së (VIDEO)

Partia Socialiste e fitoi Vlorën me  8 mandate, kundrejt 4 të Partisë Demokratike. Përmes një konference për shtyp nga Vlora Gjiknuri falënderoi mbështetësit por pati një mesazh edhe për Metën.

Ai tha se Meta duhet të mbajë fjalën dhe të japë dorëheqjen.

“Ne arritëm të marrim rezultatin më të thellë në Republikë dhe ruajtëm avantazhin e vitit 2017. Dua të falënderoj qytetarët e Vlorës për sjelljen, kontributin. Falënderoj Presidentin e Republikës që na e energjizoi fushatën, erdhi për të zbuluar komplote dhe na sulmoi me pa të drejtë. Vlora e mbajti fjalën, unë uroj që edhe ai ta mbajë fjalën dhe të hapë dorëheqjen”, tha Gjiknuri i cili nënvizioi se mandati i LSI në Vlorë u humb edhe për shkak të fushatës së Ilir Metës.

PS ka arritur që të korrë një fitore bindëse në Qarkun e Vlorës. Kur ka mbetur dhe 1 Qendër Votimi pa numëruar, PS ka arritur që të marrë 57.89 %, PD 31.55 % dhe 6.08 % LSI. 

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave