Gjiknuri: Zgjerimi i aktivitetit të
SHELL, lajm i mirë për Shqipërinë

Gjiknuri: Zgjerimi i aktivitetit të<br />SHELL, lajm i mirë për Shqipërinë
Zgjerimi i aktivitetit të kompanisë prestigjioze të naftës SHELL në Shqipëri është cilësuar shumë pozitiv nga ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, për të ardhmen e industrisë hidrokarbure në vend.

 “SHELL, një ndër shtatë kompanitë më të mëdha në botë në fushën e naftës ka vendosur ta zgjerojë aktivitetin në Shqipëri. Ajo tashmë ka marrë plotësisht kontrollin e marrëveshjes koncesionare të kërkimit të naftës në blloqet 2 dhe 3 ndërsa po negocion një tjetër marrëveshje për bllokun 4. Ky është një lajm shumë pozitiv për të ardhmen e industrisë hidrokarbure në Shqipëri. Rritja e interesit nga kompania SHELL si dhe afrimi i gjigandit izraelit të naftës Navitas Petroleum, pjesë e Delek Group, shton pritshmërinë për potencialet që ofron vendi në fushën e naftës. Pavarësisht faktit se çmimet e naftës kanë pësuar rënie në tregjet botërore, rezervat e naftës në nëntokën shqiptare shihen me interes për kompani ndër më prestigjiozet në botë,” shkruan ministri në Facebook.

Sipas tij interesimi i kompanive serioze të naftës për të  zgjeruar aktivitetin e tyre në Shqipëri është gjithashtu një konfirmim i suksesit të politikave të ndjekura nga qeveria në zhvillimin e industrisë hidrokarbure.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE