Gjiknuri-qytetarëve: Vlonjatët janë të lodhur nga trazirat dhe sjellja indiferente që kanë treguar ata politikanë që sot ju kërkojnë votën

VLORË- Kafen e mëngjesit, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri e konsumoi me banorët e Rajonit 5, në zonën e njohur si ish-shtëpia e oficerëve.  Gjiknuri u ndal  tek alternativat e tjera politike që po u serviren vlonjatëve përmes premtimeve të shumta, të cilat mbeten vetëm premtime elektorale që asnjë vlonjat nuk i beson.

Sipas Gjiknurit se vlonjatët i kanë provuar të gjitha alternativat e tjera që jo vetëm nuk kanë bërë asgjë për Vlorën por përkundrazi e morën peng zhvillimin e Vlorës duke e lënë në kaos për vite me rradhë. Të njëjtën gjë do të bëjnë nëse vijnë në pushtet.

“Vlonjatët janë të lodhur nga trazirat dhe sjellja indiferente që kanë treguar ata politikanë që sot kërkojnë votën tuaj. Kryeministri Rama ishte i vetmi që e tregoi përmes fakteve konkrete vlerën që Vlora ka për të”, theksoi Gjiknuri.

Sipas tij, puna e nisur dhe vazhdimi i çdo investimi mbetet sfida kryesore.

“Puna e nisur duhet të vijojë. Nëse vjen në pushtet Partia Demokratike, gjithçka e nisur do të mbetet në mes. Unë personalisht zotohem që për zonën tuaj të siguroj investime infrastrukturore për t’ju kthyer juve atë mungesë vëmendje që keni patur ndër vite. Është kjo arsyeja përse zgjodhja vet që në zgjedhjet e 25 Prillit të jem përfaqësuesi juaj duke ju premtuar se do të jem një zë i fortë për të zgjidhur shqetësimet tuaja si banorë të zones, duke kërkuar vazhdimisht investime për Rajonin 5. Ashtu siç në këto dy mandate zgjidhëm problemin e rrjetit energjitik në zonën tuaj, ashtu jemi po ne, të vetmit që do të sigurojmë investime të mëtejshme në rrjetin e ujësjellësit dhe në rehabilitimin e plotë të akseve rrugore, në mënyrë që edhe zonat informale të Vlorës të ofrojnë kushte bashkëkohore njësoj si qendra e qytetit që është transformuar rrënjësisht, duke ofruar potenciale të shumta zhvillimi, ashtu siç një qytet bregdetar duhet të ofrojë për të afruar sa më shumë turistë të huaj”, u shpreh Gjiknuri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:33
Gjiknuri me banorët e Novoselës: Refuzoni Berishën, Metën e Lulin, mandati i 3 do fokusohen në investimet në zonat rurale (VIDEO)

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri theksoi faktin se në këto dy mandate të qeverisjes së Partisë Socialiste ka patur investime infrastrukturore të cilat kanë ndikuar në përmirësimin e jetës së banorëve.

Gjatë një bashkëbisedimin me banorët e fshatit Bishan,  Gjiknuri pohoi se në mandatin e tretë do të jetë mandati i zonave rurale, investimet do të jenë të shumta, deri në zgjidhje të plotë të kërkesave të banorëve.

“Në këto vite qeverisje ne e kemi demostruar ndryshimin në Njësinë Administrative Novoselë. Ju jeni vet dëshmitarë të mbajtjes se premtimeve me punë konkrete për zonën. Në këto dy mandate zgjidhëm problematikën e rrjetit elektrik duke mundësuar ndriçimin e fshatit Bishan, ndërsa është parashikuar investimi në rrjetin e ri të ujësjellësit, investim i qeverisë Rama e që kap vlerën 8 milion euro. Aktualisht ka filluar dhe rehabilitimi i aksit rrugor i cili përmes infrastrukturës bashkëkohore që do të ofrojë do të ndikojë në potencialin ekonomik të zonës. Vlora ka qënë kampionia e investimeve të Kryeministrit Rama”, tha Gjiknuri.

Më tej, ai u ndal dhe në faktin se Partia Socialiste është e vetmja alternativë bindëse përmes punëve konkrete ndërsa kundërshtari politik nuk ofron asnjë siguri përveç kërcënimeve për të kthyer pas gjithçka të bërë deri më tani.

“Përmes votës për Partinë Socialiste vlonjatët do të vërtetojnë se janë pro investimeve.  Vlora ishte më e prekura nga trazirat e krijuara kur opozita ishte në pushtet. As Luli e as Berisha nuk do t’i  kthejnë pas vlonjatët por ata në mënyrë masive do të votojnë për Partinë Socialiste, duke dëshmuar se nuk i duan tipat si Luli e si Meta që përveç premtimeve boshe nuk kanë se çfarë të ofrojnë”, theksoi Gjiknuri.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen