Gjikondi: ‘Non grata’ e Berishës futi në lojë një personazh të kalbëzuar të politikës! SPAK nuk ndërmori hapa efektive

Për aktivisten e Shoqërisë Civile, Brizida Gjikondi, shpallja ‘non grata’ e Sali Berishës, pa hapat efektive të drejtësisë, ka rikthyer në lojë një personazh të kalbëzuar të politikës shqiptare, siç është sipas saj, ish-kryeministri.

‘Non grata nuk u shoqërua me hapa efektive nga SPAK.  Non grata rifuti në lojë një personazh të konsumuar të kalbëzuar. SPAK dhe politika për mua janë 1 luajnë interesat e njëri tjetrit.’ u shpreh Gjikondi.

E ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, teksa u pyet në lidhje me zgjedhjet e ardhshme vendore, Gjikondi u shpreh se do të ketë një bojkotim të madh të shqiptarëve.

‘Do të ketë bojkotim masiv të shqiptarë në këto zgjedhje. Të dy kahet e politikës nuk po punojnë në favor të interesave kombëtare, por po punojnë për interesa të tyre personale.’- u shpreh aktivistja.

Ndalur në aleancën midis Metës dhe Berishës, Gjikondi tha se ato të duan riciklohen që të shkojnë aty ku kanë qenë dhe të qeverisin vendi. Por aktivistja, tha se nuk i sheh këto Berishën dhe Metës si struktura që kanë mundësi për të fituar.

‘Nuk do të çuditesha që të bashkohej Meta me Berishën. Ato duan që të riciklohen në politikën shqiptare dhe të shkojnë aty ku kanë qenë. Nuk i shoh kurrë si struktura ose si mundësi për të fituar bashkitë kryesore të Shqipërisë. Nuk besoj se do të ketë ndonjë risi jashtë politikës moçalore në Shqipëri. Pres të ketë një bojkot të madh të qytetarëve. Edhe largimi, nuk ikin nga varfërua po nda mospasja e shpesës. Këtu janë të varfër se nuk kanë shpresë. Do të vijojmë që të kemi kryetar të bashkive që janë të emëruar.’- u shpreh Gjikondi.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dhurata: 17/10/2022 14:05

    Bravo moj Gjikondi,sa mire i analizon gjerat me profesionalizëm,sa e drejte dhe e sinqerte je.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!