GJKKO këtë të enjte ka kaluar për gjykim dosjen lidhur me vrasjen e Fatbardh Licit. Avokatët e Safet Bajrit, Behar Bajrit, Astmer Bilalit dhe Eria Agos kishin kërkuar pushimin e çështjes ose kthim të akteve për plotësim hetimesh. Sipas mbrojtësve ligjore për këtë çështje me herët ka patur pezullim hetimesh nga prokurori të tjera për mungesë provash.
Safet Bajri u arrestua me urdhër të SPAK më 21 shkurt 2025 me akuzën se në bashkëpunim me Astmer Bilalin dhe kushëririn e tij të parë Behar Bajrin, kanë organizuar dhe kanë kryer vrasjen me paramendim në formën e grupit të strukturuar kriminal. Kurse Eria Ago akuzohet se ka drejtuar një prej makinave të përdorura gjatë kësaj ngjarje.
Motivi i vrasjes së Licit sipas SPAK, lidhet me dyshimin e Behar Bajrit se Ibrahim Lici, ky i fundit i shpallur në kërkim, kishte vrarë një pjesëtar të grupit të tyre, ish-policin Boran Bërçana më 15 korrik të vitit të 2018, i cili u ekzekutua në makinë bashkë me partneren Silvi Ndoci, ndërsa fëmija 3-vjeçar shpëtoi.
Si vra Fatbardh Lici?
Fatbardh Lici, është vëlla i Mustafa Licit dhe xhaxhai i Ibrahim dhe Hamza Licit. 53-vjeçari u ekzekutua mëngjesin e 10 gushtit 2018, me breshëri plumbash teksa ndodhej në një kafene i shoqëruar nga persona të tjerë në lagjen Kiras të Shkodrës. Lici u qëllua nga një person që zbriti nga një automjet tip “Benz”, pa targa. Fatbardh Lici ishte kunat i Lulëzim Kullës, ku ky i fundit i shpëtoi atentatit me tritol në 13 janar 2018 dhe dyshimet u ngritën se mes fiseve Bajri e Lici kishin nisur përplasjet.
______________
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Lajm në përditësim...
Komente










