Gjikondi për Report Tv: Meta karagjoz, pas shkarkimit shpallet ‘Non Grata’! Berisha s'ka shanse të futet në garë për zgjedhjet e pjesshme vendore! Basha i brishtë politikisht

Juristja Brisida Gjikondi tha për Report Tv se vendimi i presidentit Ilir Meta për të shpallur datën zyrtare të zgjedhjeve të pjesshme vendore përmes një media privat dhe jo direkt me një dekret, ishte skandaloz dhe se ai është shndërruar në një karagjoz.

“Është skandaloze, qesharake dhe e turpshme që kemi një president si Meta që preferon që një datë zgjedhjesh ta bardh dhe ta shpallë në një media private. Kjo tregon nivelin e presidentit tonë. Ai duhet të flasë me akte, vetëm me dekrete, jo në emisioni private. Kjo tregon që Meta i meriton të gjitha procedurat që janë marrë kundrejt tij. Data 6 është normale, çka është çuditshme është thirrja e Ballës. Sa herë ka pasur zgjedhje të pjesshme lokale, nuk janë thirrur për konsultë partitë politike. Nuk ka nevojë. Ai e bëri kastile këtë, është bërë karagjoz e bëri për të goditur Bashën, ai është pozicionuar pranë Berishës. Balla bëri gabim që shkojë. Ai supozohet që nuk duhet ta njihte si president, sepse parlamenti e ka shkarkuar. Meta e ka thirrur pa asnjë tagër, donte t’i jepet mesazh Bashës.”u shpreh ajo.

Duke folur për “Sot Live me Shqipërinë” me gazetarin Andi Kapxhiu, juristja tregoi se Sali Berisha nuk ka asnjë shans të bëhet pjesë e garës për zgjedhjet e pjesshme lokale.

“Në 6 bashkitë këshillin bashkiak e ka PS, praktikisht parlamentin e tyre kanë të PS. Rasti i Shkodrës, edhe pse Voltana Ademi e cila i përket PD ka pasur harmoni me këshillin bashkiak. Ky është një rast pozitiv.  Zgjedhjet janë pozitive, vë në plan të parë PD, sidomos Bashën, i cili duhet të tregojë sa i orientuar është. Ai do të ketë pengesë Berishën, ndërsa ky i fundit ka 0 shanse për të hy në zgjedhje. PD ka çuar një kërkesë në gjykatë kur u rikonfirmua Basha si kryetar. Berisha ka 0 shanse për të hyrë në zgjedhje dhe për të bërë parti të re! Mund të regjistrohet me kandidat të pavarur, koalicion nuk bën dot sepse nuk është parti me letra. “, tha ajo.

Gjikondi është shprehur gjatë bisedës se Meta meriton çdo procedurë që ka nisur ndaj tij dhe se ai do të shkarkohet së shpejti, ndërsa pas kësaj do të shpallet “non grata”.

“Mendoj dhe shpresoj që Meta ka 0 shanse t’ia hedh me gjykatën kushtetuese. Mendoj që shkarkimi i tij është i sigurt. Nëse ai shkarkohet në 1 shkurt atit do t’i komunikohet non grata, sepse amerikanët e dinë se kush është ai. Ndëshkimi i tyre nuk duhet të mbetet vetëm tek non grata për mendimin tim duhet t’i merret çdo pronë, aty ku i dhemb më shumë.”, tregoi ajo.

“Lufta” brenda PD është një nga temat më të “nxehta” të momentit. Lidhur me këtë foli edhe juristja e cila tha se Berisha dhe Meta në këtë përplasje duhet të lënë jashtë Ramën nëse kanë këllqe. Kjo pasi të dy në akuzat e tyre për njeri-tjetrin përmendin si pjesë të trekëndëshit të Bermudës edhe Rama, gjë që sipas saj është e “kot”

“Basha është në ditë të brishta të ekzistencës së tij politike. Basha dhe Berisha e fusin në këtë betejë të tyre kot Ramën. Nëse kanë këllqe të merren me njeri-tjetrin nuk kanë pse fusin të tjerë në këtë betejë”, u shpreh juristja.

Gjikondi për sa i përket pjesëmarrjes së Partisë Socialiste në zgjedhjet e pjesshme lokale, tha se duhet të mësojë nga e shkuar dhe kandidatët e turpshëm siç i cilësoi të së kaluarës. Ajo përmendi konkretisht rastin e Shkodrës, kandidati i së cilës ishte me precedent kriminal.

“Shpresoj shumë që Rama të ketë nxjerr mesazhe nga rasti në Shkodër, i cili aq pak nuk ka reflektuar sa kërkon të marri sërish pjesë në garë. PS ka disa herë që turpërohet nga kandidatët e saj. Nuk është në nder të saj të ofrojë figura të tilla, kur ka pafund vajza dhe djem të mirë që mund t’iu ofrohet të jenë në krye të Bashkive.”, tha Gjikondi. 

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë