Gjilani ndër komunat më të mira për marrëveshjen e Asocim-Stabilizimit
PRISHTINE, 6 Shkurt/ATSH/-Komuna e Gjilanit është vlerësuar tejet lartë sa i përket planit të veprimit komunal për marrëveshjen e Asocim-Stabilizimit. Këtë e ka bërë të ditur përmes një komunikate për media, zyra për informim e kësaj komune. Një vlerësim i tillë është bërë ditë më parë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila […]
/ATSH/-Komuna e Gjilanit është vlerësuar tejet lartë sa i përket planit të veprimit komunal për marrëveshjen e Asocim-Stabilizimit.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një komunikate për media, zyra për informim e kësaj komune.
Një vlerësim i tillë është bërë ditë më parë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila e vlerëson këtë komunë pozitivisht në fushën e transparencës lokale, harmonizimin e rregulloreve komunale me legjislacionin e ri, pastaj për funksionalizimin e qendrës "One Stop Shop", për zhvillimin ekonomik lokal.
Zyrtari për Integrime Evropiane, Burim Elezi, e ka mirëpritur këtë raport të MAPL, derisa tha se krahasuar me komunat tjera, Gjilani qëndron bindshëm në nivel më të lartë.
"Raporti vlerëson se Komuna e Gjilanit ka marrë parasysh prioritetet e integrimit evropian në hartimin e politikave dhe planifikimit buxhetor komunal si dhe ka përfshirë në buxhetin komunal për vitin 2014 kërkesën për realizimin e aktiviteteve në fushën e integrimeve evropiane. Ne jemi të kënaqur si Komunë me vlerësimin në përgjithësi dhe do të punojmë me të gjitha kapacitetet tona komunale që t'i përmbushim edhe tri rekomandimet tjera", ka thënë Elezi.
Ai ka përmendur edhe një vlerësim tjetër të MAPL-së, atë të arsimit, ku Komuna ka siguruar qasjen e të gjitha komuniteteve në arsim dhe organizimin e mësimit plotësues për personat e riatdhesuar, derisa sipas tij, Gjilani ka marrë vlerësim edhe në atë që Komuna posedon formatin sipas standardeve evropiane në përmirësimin e të dhënave statistikore mbi shëndetin.
Përndryshe, Komuna e Gjilanit muaj më parë është vlerësuar si Komuna e dytë në nivel vendi për transparencë, ndërsa
OSBE e ka shpallur Komunë model sa i përket qasjes në dokumente publike./kosovapres/
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38%
-
Jo
52.8%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 2125
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56