Gjimnazistët: Dhunë në provimin e
matematikës, të hënën protestë

Gjimnazistët: Dhunë në provimin e<br />matematikës, të hënën protestë
TIRANE - Të rinjtë e Tiranës kanë paralajmëruar protesta ditën e hënë, përpara Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës, për provimin e matematikës. Ata pretendojnë se në kryeqytet, ndaj tyre ka pasur raste që është ushtruar edhe dhunë fizike, pasi dhuna psikologjike ka qenë një gjë ‘shumë normale’.

“Na kanë bërë terror, na kanë shtyrë, na kanë kontrolluar 20 herë, na janë futur nëpër klasa pafundësisht aq sa provimi na u kthye në një makth. Madje ka pasur raste që edhe u kanë gjuajtur maturantëve, te shkolla jonë i gjuajtëën një vajze, - rrëfejnë gjimnazistën e një prej shkollave të mesme më të njohura në Tiranë.

– Ai nuk ishte provim, ishte terrorr. Çfaj kemi ne që atyre u prishen aparaturat? Pastaj le të kontrollojnë gjimnazet e rretheve ku bëhet nami duke kopjuar. Të hënën ne do të protestojmë përpara Ministrisë së Arsimit për këtë gjë.

Nuk mund të rrimë duarkryq përballë kësja situate absurde që është krijuar”, - thonë ata. Ndërkohë që dy ditë më parë u zhvilluan provimi i matematikës, për të cilin vetë nxënësit kanë denoncuar se teza e zgjidhur u ka rënë në dorë përpara se të futeshin në provim.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 16.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Pse e qara shkakton dhimbje koke?

Pse e qara shkakton dhimbje koke?