TIRANË-Policia e Tiranës ka arrestuar mëngjesin e kësaj të premteje një 18-vjeçar pasi ka goditur me sende të forta drejtorin dhe nëndrejtoreshën e shkollës ku studionte.

Aldo Troski, 18 vjeç, banues në Tiranë, gjimnazist në ‘’Shkollën e Bashkuar’’, në Farkë të Madhe, ka goditur drejtorin 56 vjeç me inicialet XH.Q dhe nëndrejtoreshën me inicialet O.U 36 vjeçe.

Nuk dihen ende arsyet që e kanë shtyrë 18-vjeçarin të kryente një veprim të tillë. 

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com