Burim zyrtare nga PD për Report Tv konfirmojnë se Gjin Gjoni është propozuar si kandidat për deputet nga dega e PD Lezhë, por mohon që ai do të pranohet pasi sipas kritereve të vendosura për përzgjedhjen e kandidatëve nuk pranohen ata që janë shkarkuar nga vetingu dhe as ata që kanë dhënë dorëheqjen për shkak të vetingut.

"Në metodologjinë e hartuar të seleksionimit të kandidatëve nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, është përcaktuar qartë si kriter përjashtues, që nuk mund të kandidohet nga PD “asnjë individ i cili është larguar nga detyra për shkak të vetingut apo që ka dhënë dorëheqjen nga funksioni në drejtësi pas hyrjes në fuqi të ligjit të vetingut”, thonë burimet zyrtare në PD për Report Tv.

Më 17 korrik 2020 Gjin Gjonit  ka firmosur dorëheqjen nga drejtësia për të shmangur përballjen me vetingun, ndërsa ditën e sotme ai u propozua nga dega e demokratëve në Lezhë si kandidat për deputet.

Gjin Gjoni, një nga njerëzit më të përfolur për pasuri paradoksale, vendime skandaloze dhe shorte të dyshimta në drejtësinë shqiptare.