Frika nga vettingu, Gjin Gjoni jep dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë: Jam sulmuar nga qeveria, procesin e kalon ai që i shërben partisë (LETRA)

TIRANE-Gjyqtari Gjin Gjoni ka dorëzuar dorëheqjen për largimin nga sistemi i drejtësisë. Gjoni, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Tiranës i ka nisur letrën e dorëheqjes Këshillit të Lartë Gjyqësor. Kërkesa ende nuk ka mbërritur në KLGJ. Aktualisht Gjoni është hetim administrativ por ende nuk është përballur ende me vettingun. Pikërisht me këtë fakt lidhet edhe lëvizja e fundit për të ikur nga sistemi i drejtësisë. Gjoni e ka dorëzuar dorëheqjen për shkak se ai gjykon se procesi i vettingut me të cilin ende nuk është përballur nuk është i barabartë dhe sipas gjyqtarit procesin e rivlerësimit e kalojnë të gjithë ata që i shërbejnë politikës. Report Tv ka siguruar letrën me argumentet që ka përdorur Gjoni për të justifikuar largimin para vettingut. 

"Përgjatë 27 viteve i kam shërbyer me devotshmëri vetëm kushtetutës dhe ligjit. Kam ditur t'i qëndroj me profesionalizëm presionit. Prej kohësh sistemi i drejtësisë është në kolaps. Lëvizjet dhe sita e vettingut nuk ka të njëjtat parametra, dhe as kritere të barabarta për të gjithë, nëse je shërbëtor i politikës, nëse firmos dhe vulos pa menduar, nëse je shpallur më parë armik i partisë nuk shihesh me sy të mirë dhe përfundon në rrugë.

Për 7 vite me radhë i jam nënshtruar sulmeve politike ngapërfaqësues të pushtetit ekzekutiv. E vetmja mënyrë që ka mbetur për t'i shërbyer publikut është që të dorëhiqem duke mos lënë padrejtësinë që të marrë përpara këdo vetëm nga frika e 'pushkatimit pa gjyq'. Trupa që më gjykon mua dhe kolegët e mi, është në nivel që lë për të dëshiruar, 80% kanë qenë nëpunës të kësaj administrate" shkruan Gjoni. Pra frika nga vettinguka shtyrë gjyqtarin e anatemuar, jo vetëm brenda vendit, por edhe nga ndërkombëtarët që të japë dorëheqjen nga drejtësia. Tashmë pritet përgjigja e KLGJ-së.

Letra me dorëheqjen e Gjin Gjonit

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Krize vella: 22/07/2020 16:10

    Kush te kantidoje Gjuzi qe breke ne b, apo kacurelsi qe ska lek per xhel. Gjini pra ka sa ta bllokoje gjithe fabriken e mjellit per muajt e fushates dhe ti kenaqe gjithe mjeranet qe mendjen e kane po ke Sala...

    Përgjigju
  • BENI: 21/07/2020 23:32

    KY GJONI DO varur ne maje te rrapit bashke me sali berishen,,bashen ,,meten dhe bandat e tyre kriminale.....

    Përgjigju
  • Iris: 21/07/2020 22:10

    Ah mor Gjin, perdore cdo trick e marifet qe te shpetoje,me shume se Koperfilld e Hudini te marre se bashku,por prape nuk shpetove nga Vetingu,ashtu sic nuk I shpeton dot as vdekjes.Tani pervec hetimit qe kerkojne gjermanet per ju dhe te tjere,pergatite gruan te humbe gjyqin me amerikanet per dyqanet e Rinasit.Nuk ka me favore per Gjinra &Co.

    Përgjigju
  • Maje me shkum: 21/07/2020 16:16

    O SPAK, çohu prej gjumit se nuk po te ndigjohet zeri hiç për besë! SHifni lajmet ndonjehere, meqe kryesisht me fillu gje s'e merrni mundimin!!!

    Përgjigju
  • Dhenderrushi: 21/07/2020 15:15

    Ik o hajdut xhepash na ban filma sikur ke ba heroizma

    Përgjigju
  • Noku: 21/07/2020 15:13

    Presionin mund ta hame ne populli i thjeshte, po ti ne Gjykate punon, ca te kushton ty nje kerkesepadi aty fap fap, por te mos besh asnje ankese 7 vjet gjoja nen presion, ehh.

    Përgjigju
  • Vali: 21/07/2020 15:07

    Ky zagari i saliut qe e beri jurist me kursin 6mujor te plepave gjoni do varur ne dege te rrapit....

    Përgjigju
  • vjeshta: 21/07/2020 15:04

    Hahahahhaaa,i sulmuar???!!!! Vetëm Shqiperia bën ligje për të falur hajdutat e zhvatësit! Shpresoj që të mos i shpëtosh sitës së drejtësisë.

    Përgjigju
  • Dragon: 21/07/2020 14:51

    A don ti Gjin me i luftue turçit? E hongi dhe Gjini

    Përgjigju
  • SPAK LESHI: 21/07/2020 14:42

    PO KU ËSHTË SPAKU PËR KTA XHIN XHINAT FUNDRRRRINAT KY U PASURUA DUKE VJEDH E KORRUPSJON E TANI DEL E SHKON. PO KU ËSHTË DREJTËSIA TANI O SPAKU LESHIT. NJË FUKARA SE SPAGUN DRITAT SHKON NË BURG KURSE QÇENI XHIN XHONI EUROT I GËZON E SPAKU TRAPIN XHINIT JA FËRKON E JA RUN E JA LËMON E SPAKU PRALLA NA TREGON. O MJER SHQIPTARËT ÇA I KA GJET.

    Përgjigju
  • Andon: 21/07/2020 14:38

    Nëse ai ishte një person i saktë me etikë ai mund të kishte pritur vettingun, pastrojeni vetë atëherë hiqni dorë ...

    Përgjigju
  • Genti: 21/07/2020 14:25

    Hahahahaha, po pse u dorezove o Xhin,

    Përgjigju
  • plepat: 21/07/2020 14:16

    aman vetem ti mos na ik

    Përgjigju
  • Zzz: 21/07/2020 14:06

    Shpetoi zagari ..!

    Përgjigju
  • Qytetar: 21/07/2020 13:49

    po te kishte sulmuar qeveria Gjinin, ja kishte sekuestru vilat te rrolling hill apo dyqanet me ora apo me njeqind pislliqe te tjera qe ka

    Përgjigju
  • Kepi Rodonit: 21/07/2020 13:39

    Ta gezosh vilen 800 000 euro ke Kepi Rodonit o Gjin

    Përgjigju
  • poni: 21/07/2020 13:33

    ahahahaha sa per te qeshur devotshmeria e gjinos ndaj saliut jo ndaj njerezve

    Përgjigju
  • Populli: 21/07/2020 13:32

    Po me ata qe vune gjinet kur do mereni!!!!

    Përgjigju
  • Mjalti: 21/07/2020 13:18

    Ashtu te lumte or Gjin i Gjonit, mir ja bere. Ti je i paster si uji i kulluar, kta dun te te gjejne lek te papastra. Ku ke ti ashtu? Ti vec me djersen e bythes i ke

    Përgjigju
  • qiparizi: 21/07/2020 13:05

    Shume sakte e tha xhin xhoni, kur ai i sherbente politikes kishte te drejte se nga plitika u be milioner, ndersa sot thote se, nuk i pelqen vetigu se ka lidhje me politiken, ehhh o xhin xhon, bota keshtu eshte ndertu, qefi ta ka por suma sta mba.

    Përgjigju
  • Tope Papagalos: 21/07/2020 13:00

    Ik zhduku o fundrrina e haleve te shkolles se Plepave. I bej thirrje Prokurorise, oficereve te policise gjyqesore ta ndjekin penalisht kete njeri simbol te korrupsionit sepse na e ka vene kusht Bashkimi Europian per konferencen e pare nderqeveritare, mos te mjaftohemi me doreheqjen por ti ktheje mbrapsht shtetit shqiptar gjithe pasurine e akumuluar nga korrupsiini 27 vjecar. Ky bashke me ate qelbesiren fatmira hajdari. Keta dy ua ka permend nominalisht Merkeli drejtueve te shtetit shqiptar. Pa futur keta ne burg ska BE.

    Përgjigju
  • Lush berbali: 21/07/2020 12:45

    Te befshin mire miliardat e vjedhura ketij populli per te mos dhene drejtesi ! Te befshin mire miliona eurot e Rinasit ! Bile tani them sa pak vodhe ! Ke pase gjithe mundesine me vjedh shume me teper. Ne fund te fundit pse mos ta beje !? Kush po te denon !? Ja dhe doreheqjen...Euro ke plot.Nuk e di a te del jeta t'i shpenzosh ? Ky po,qe eshte veting...! Paska qene me te vertete e forte shkolla e Plepave !!

    Përgjigju
  • gj.gj: 21/07/2020 12:40

    1 bie 1000 ngrihen

    Përgjigju
  • Cfare ben sedra: 21/07/2020 12:36

    Hahahaha , sa komik jeni bere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion