Gjinekologia Mimoza Keta: Kujdes nga seksi i pambrojtur…është rikthyer sifilizi dhe gonorea

E ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte Mimoza Keta, gjinekologia e njohur e cila ngriti alarmin për sëmundjen e sifilizit dhe gonoresë që po qarkullojnë vitet e fundit në Shqipëri.

”Përpara viteve ‘90 në Shqipëri nuk kishte raste të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme si sifilizi apo gonorea, por për herë të parë u shfaqën në vitin ‘95 në qytetin e Lushnjes, kjo për shkak të emigracionit dhe hapjes me botën” e nisi kështu bisedën gjinekologia e njohur.

Sipas ekspertes, sifilizi transmetohet me anë të kontaktit të lëngjeve nga vagina dhe penisi, apo nga përdorimi i lodrave të seksit të pasterilizuara.

”Ka disa faza që shfaqet sifilizi…në fillim shfaqet një puçër diku midis 9-16 ditë pa ndonjë simptomë” tha gjinekologia. ”Pas javës së tretë apo katërt, puçra zhduket dhe më pas, pas 6-7 javësh shfaqen disa njolla në lëkurë, të cilat kanë tendencë të nxihen e të bëhen më të errëta” shtoi Mimoza.

Më vonë vjen dhe faza degjenerative e organeve, ku preket zemra apo truri, ku mund të shkojë deri në humbje jetë” theksoi mjekja. Sipas saj, nuk ka statistika të qarta nga Instituti i Shëndetit Publik, por gjendja aktuale me rastet që janë parë, duket alarmante.

”Për të kuruar sifilizin apo gonorean duhet një trajtim intensiv me antibiotikoterapi për 10-14 ditë, pasi bakteri është shumë agresiv dhe vetëm më një analizë gjaku, mund të kuptohet. Bakteri transmetohet nga nëna tek fëmija gjatë shtatzanisë, duke krijuar anomali në peshën e nënës apo tek bebi.

”Gonorea është gjithashtu një sëmundje seksualisht e transmetueshme që shkakton shumë probleme, duke e çuar pacientin deri në humbje jete” theksoi mjekja gjinekologe. Rrugët e transmetimit janë si me sifilizin, ndërsa e vetmja masë mbrojtëse është përdorimi i prezervativëve. Këshilla e mjekes ishte që të mbroheni përpara çdo raporti seksual dhe kur të përdorni lodrat e seksit të jenë gjithmonë të higjenizuara.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Starlink në Kosovë, Kurti: Hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës digjitale

Starlink në Kosovë, Kurti: Hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës digjitale