DURRES - Mbeturinat në rërën e plazheve, konfliktet për sipërfaqet e plazheve, mungesa e WC publike, këto probleme të hasura gjatë sezonit veror kanë mbledhur bizneset e bregdetit të Gjirit te Lalzit dhe Kryetarin e Agjencisë së Bregdetit Auron Tare.
Biznesmenët e zonës e konsideruan si te domosdoshëm ndryshimin e mënyrës së menaxhimit të rërës së plazhit të Gjirit të Lalzit. Ndërsa Auron Tare theksoi se mangësitë e konstatuara të mos përsëriten më. Sipas tij kjo gjë do të minimizonte edhe evazionin fiskal që është konstatuar gjatë këtyre viteve.
"Duam të vendosim disiplinën në zonën bregdetare, disiplinën e ndërtimeve, planifikimeve, të pagesave. Ka një evazion të madh fiskal përgjatë vijës bregdetare, ka njerëz të cilët nuk paguajnë detyrimet që kanë por duam që ti japim një drejtim komuniteteve në zhvillimin e qëndrueshëm." tha Tare.
Plazhi i Gjirit të Lalzit është kthyer në një zonë mjaft tërheqëse për pushuesit gjatë stinës së verës. Plazhi ka një gjatësi 4 km dhe një bimësi të dendur.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO