Kjo agjenci e sapokrijuar me mbështetjen e Ministrisë së Mjedisit, pjesëmarrëse në Panairin e Produkteve Shqiptare “ArgjiroFest-ON”, ka dhënë një mesazh të qartë për të rritur vizitueshmërinë në këto zona të mbrojtura e parqe duke shijuar bukuritë e tyre.
Dedei është ndalur edhe tek çështja e një prej zonave të mbrojtura, ajo e banjave termale të Bënjës ku po ndërtohet një hidrocentaral. Sipas tij po shihet një klimë pozitive për të mos lejuar vijimësinë e punimeve në hidrocentralin e Kalivacit. KE i ka kërkuar qeverisë shqiptare të ndalojë ndërtimin e hidrocentraleve, pasi kjo dëmton lumin e fundit të paprekur dhe natyror në Evropë.
Si drejtime kryesore të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura janë tre shtylla kryesore: Menaxhimi i këtyre zonave, Rishikimi i mekanizmit financiar dhe Strategjia e komunikimit dhe ndërgjegjësimit.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
