Nga kontrolli i ushtruar në lagjen Grihot të qytetit të Gjirokastrës në një dhomë ku banonin me qera Bernard Çunaj nga Vlora, Vladimir Rabushja nga Cerriku që të dy 18 vjeç dhe Saimir Metani po nga Cerriku 19 vjeç, u gjet rreth 4 kg e 200 gramë marijuanë. Një tjetër kontroll u zhvillua në lagjen “Kodra e Shtyfit” ku në një banesë private të përshtatur si hotel, në dhomën ku qëndronte me 23 vjeçari Klodian Sinandemaj nga Cerriku, i njohur me nofkën “Pulla” në një çantë sportive poshtë krevatit ku flinte u gjet gjithsej rreth 1 kilogramë e 300 gramë marjuanë.
Operacioni është realizuar gjatë mbrëmjes së djeshme ku pas disa informacioneve të marra, se disa shtetas nga Cërriku dhe një tjetër nga Vlora kishin blerë në fshatin Lazarat sasi të konsiderueshme lënde narkotike dhe po përgatiteshin për ta transportuar në drejtim të Cërrikut dhe Elbasanit me qëllim shpërndarjen në sasira të vogla në ambiente shkollash dhe lokale nate.