TIRANË - Efektivët e policisë kanë arrestuar ditën e sotme një nga personat të cilët dyshohet se ka qenë pjesë e grupit që qëlloi mbi policinë në aksionin e muajit qershor kundër lëndëve narkotike në Lazarat.

I arrestuari bëhet me dije se është Arsen Bana, ndërkohë që operacioni për kapjen e tij është zhvilluar nga policia e Vlorës në bashkëpunim me policinë e Gjirokastrës.
Mësohet se Arsen Bana është arrestuar në fshatin Qeparo të Vlorës, ku mendohet se qendrore i fshehur prej disa ditësh.
 
Gjithashtu policia bën me dije se vijon aksioni për kapjen e të gjithë personave të shpallur në kërkim gjatë operacionit të Lazaratit dhe vendosjen e tyre përpara ligjit.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)